Raporti financiar, sa kushtuan vizitat e Pandeli Majkos jashtë vendit

Kryesore Politikë

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka shpenzuar plot 64 422 euro për dieta, bileta avioni dhe hotele, që nga nëntori 2017 e deri në 23 prill 2018, kur mbylli vizitën në Shtetet e Bashkuara.

Këto shifra i ka bërë publike vetë Majko dhe i ka dorëzuar në Kuvend, për të qenbe transparent, jo vetëm me këtë instituicion, por edhe me publikun. Kështu vizita e tij e parë si ministër për diasporën ka qenë në Maqedoni.

Ndërkohë vendi ku ka shpenzuar më pak ka qenë Italia, një vizitë ku Majko ka qenë i vetëm më 25-28 mars të këtij viti.

Nga pasqyra financiare vihet re se ministri i Shtetit për Diasprën i ka vizituar dy herë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku sigurisht ka takuar personalitete të diasporës atje, një herë në 2-10 shkurt të këtij viti që ka kushtuar rreth 16477 euro dhe vizita tjetër ka qenë në 16-23 prill dhe ka kushtuar 13 753 euro për bileta, hotel dhe dieta. Darina Tanushi

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *