Raporti/ Zyrtarët, 80 milionë euro pasuri të pajustifikuara

Ekonomi Kryesore Lajme

Spiunët brenda kompanive private apo zyrave shtetërore, të njohura me ligj si “sinjalizuesit” kanë filluar të funksionojnë, por niveli i denoncimeve ngelet i ulët. Raporti vjetor të ILDKP dorëzuar në Kuvend ku thuhet se janë 163 njësi spiune në shtet, në institucionet  me mbi 80 punonjës.

Numri më i lartë i njësive sinjalizuese i takon sektorit privat, ku janë ngritur 446 njësi spiune në kompanitë me mbi 100 punonjës. Roli i këtyre njësive është të sinjalizojnë raste korrupsioni, evazioni fiskal apo natyra të tjera të shkeljeve ligjore, por ILDKP thotë se gjithsej gjatë një viti janë sinjalizuar vetëm 8 raste të dyshimta.

Të gjitha në institucione shtetërore. Ndërkohë, detyrimin për të ngritur këto njësi spiune, e kanë edhe organizatat e shoqërisë civile, por shumë prej tyre nuk i kanë ngritur ato, ndaj ILDKP raporton se ka gjobitur 140 drejtues organizatash.

Sa i takon kontributit të saj në procesin e vettingut, ILDKP raporton se ka verifikuar rreth 3 mijë persona, gjyqtarë, prokurorë e familjarë të tyre. Ndërkohë, sa u takon zyrtarëve të tjerë jashtë sistemit të drejtësisë, janë gjobitur 296 zyrtarë për mosdeklarimin të pasurisë apo mos justifikim të saj, ndërsa sipas ILDKP, vlera e pasurisë së pajustifikuar të zyrtarëve tashmë ka arritur në 80 milionë euro, nga 1.8 milionë euro që ka qenë në vitin 2014.

Pjese nga raporti

“Per t’u theksuar eshte fakti, se te gjitha masat administrative te vendosura nga Inspektorati i Larte jane lene ne fuqi nga gjykatat administrative, me perjashtim te nje numri te pakonsiderueshem, per te cilat gjykata ka vendosur shfuqizimin ose ndryshimin e tyre.

Per me teper, Inspektorati i Larte, gjate periudhes 2014 – 2017 ka referuar prane lnstitucionit te Prokurorise, strukturave te hetimit tatimor dhe Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave 262 subjekte, ne te cilet jane perfshire zyrtare te te gjitha kategorive dhe
niveleve, si Deputete te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, Kryetar Bashkie, Drejtore Drejtorie etj. Per periudhen raportuese jane paraqitur ne total 32 raste referimesh penale.
Kallezimet penale te zyrtareve te nivelit te larte per periudhen 2003 – 2014 perkojne me nje shume prej rreth 1.2 milion euro pasuri, e cila nuk rrjedh nga burime te ligjshme dhe eshte e pambuluar me dokumente justifikuese ligjore, ndersa per periudhen deri 31.12.2017 kjo shume ka arritur ne vleren prej rreth 80 milion euro pasuri te dyshuar te krijuar nga burime jo te ligjshme dhe e pambuluar me dokumenta justifikuese ligjore. Kjo tregon, per rritjen e goditjes dhe fuqise vepruese te institucionit te ILDKPKI ndaj veprave penale te fshehjes se pasurise, korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Ne nje analize krahasimore te rezultateve te kontrollit, te ndare ne dy periudha ku periudha e pare perfshin vitet 2003 – 2013 dhe periudha e dyte perfshin vitet 2014 – 2017 eshte lehtesisht e evidentueshme rritja e performances institucionale te Inspektoratit te Larte, ne menyre te
konsiderueshme pergjate kater viteve te fundit.
Keshtu, per periudhen gati 11 vjes:are 2003 – 2013, Inspektorati i Larte rezulton te kete aplikuar ne total 118 masa administrative dhe te kete depozituar prane organit te akuzes ne total 57 kallezime penale; ndersa vetem per kater vitet e fundit per periudhen 2014 – 2017 Inspektorati
i Larte rezulton te kete aplikuar ne total 1.560 masa administrative ndaj zyrtareve, si dhe te kete aplikuar 140 masa administrative me “gjobe” ne kuader te ligjit nr. 60/2016 “Per Sinjalizimin dhe Mbrojtjen e Sinjalizuesve “. Ne total per periudhen 2014-2017 rezulton te jene
aplikuar 1.700 sanksione administrative me “gjobe”. Gjithashtu, rezulton te kete referuar prane Institucionit te Prokurorise, Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave dhe strukturave te hetimit tatimor total 262 kallezime penale dhe referime te tjera.

Vettingu u kontrolluan 3 mije zyrtare

Pavaresisht volumit te dosjeve fizike per <;do subjekt rivleresimi, ku dosja me e thjeshte arrin perafersisht 1000 faqe, ILDKPKI ka perfunduar skanimin e te gjithe dokumenteve, te cilat duke gene te evidentuara ne forme shkresore dhe elektronike kane rritur me tej garancine ndaj  çdo
demtimi apo tjetersimi te te dhenave te perfshira ne to. Aktualisht, dosja e cdo subjekti rivleresimi krahas formatit shkresor (dosja fizike), kopjohet ne format elektronik (skanim), duke u ruajtur ne serverat e institucionit, perkundrejt dosjes origjinale dhe kopjes elektronike te saj qe dergohet prane KPK dhe ONM.
Gjithashtu, Inspektorati i Larte mbi kerkesen e paraqitur nga ONM vendosi ne dispozicion te vezhguesve nderkombetare listen me te dhenat e detajuara (atesi, datelindje, numer identifikues, status civil etj) te nxjerra dhe te perpunuara ne menyre manuale nga deklarata e
pasurise se dorezuar ne kuader te rivleresimit, se bashku me deklaratat e dorezuara nga subjektet nder vite, per me shume se 3.000 persona (subjekte te rivleresimit dhe persona te lidhur). Inspektorati i Larte shpreh angazhimin maksimal per te vijuar mbeshtetjen e procesit edhe
pergjate vitit 2018, ne permbushjen e detyrimeve te tij kushtetuese e ligjore ne dorezimin e raporteve perfundimtare, se bashku me dosjet respektive te subjekteve te rivleresimit prane organeve te rivleresimit dhe ONM, sipas kerkesave periodike te paraqitura nga keto organe dhe
te rakorduara me Inspektoratin e Larte.

Numri i deklaratave te zyrtareve

Nga te dhenat e regjistruara dhe te administruara nga Sektori i Protokoll-Arkives dhe Administrimit te Deklaratave te Pasurise, rezulton se numri i pergjithshem i subjekteve (subjekte ne funksion, ish-subjekte deklarues dhe persona te lidhur, kandidate) deri me
31.12.2017 eshte 14.735 subjekte deklarues, nga te cilet:

23,2 % ose 3.406 subjekte rezultojne te jene ne funksion
76,7% ose 11.315 subjekte rezultojne te jene ish-subjekte deklarues
0,1% ose 14 subjekte rezultojne te jene kandidate

Numri i deklaratave te administruara nga Inspektorati i Larte per vitin 2017, eshte 7.035 deklarata te interesave private, nga te cilat, te ndara sipas llojeve te tyre, rezultojne keto te dhena statistikore:

Deklarata PeriodikeNjetore -4.746 deklarata
Deklarata Para Fillimit te Detyres -697 deklarata
Deklarata Pas Largimit nga Funksioni – 792 deklarata

Permbledhje te arritjeve

8. PERMBLEDHJE E ARRITJEVE
Ne vijimesi te punes dhe angazhimit te marre, lidhur me rritjen e performances institucionale, gjate vitit te katert te ushtrimit te mandatit si Inspektor i Pergjithshem, me lejoni qe ne vija te pergjithshme te parashtroj arritjet me theks te vecante ne:

• Marrjen e te gjitha masave institucionale me qellim permbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ne kuader te procesit te rivleresimit kalimtar te gjyqtareve dhe prokuroreve (vettingut), duke garantuar procesin e mbledhjes, administrimit dhe perpunimit te deklaratave te pasurise per 794 subjekte te rivleresimit.
• Fillimin dhe ndjekjen e procesit te verifikimit te te dhenave te pasqyruara ne deklaratat e pasurise nga subjektet e rivleresimit, ne dokumentat justifikues e shoqerues lidhur me ligjshmerine e burimit te krijimit te pasurise, permbushjes se detyrimeve financiare, perfshire interesat private, nepermjet kerkimit dhe marrjes se te dhenave nga personat juridike publike dhe private per me shume se 3.000 persona (subjekte te rivleresimit
dhe persona te lidhur).
• Administrimin dhe perpunimin e nje korrespondence te gjere me shume se 1 milion e 200 mije faqe pergjigjesh te ardhura nga personat juridike publike dhe private, perfshire dhe dokumentacionin e dorezuar nga vete subjektet e rivleresimit, me nje volum te konsiderueshem informacioni, i perpunuar teresisht ne menyre manuale dhe i pasqyruar neper aktet e kontrollit te subjekteve te rivleresimit.
• Perparesine e procesit te kontrollit te subjekteve te rivleresimit, ne permbushje te detyrimeve ligjore, duke hartuar listen e subjekteve prioritare, ne te cilen u perfshine funksionaret me te larte te sistemit te drejtesise, duke filluar nga Anetaret e Gjykates Kushtetuese, Gjyqtaret e Gjykates se Larte, Prokurori i Pergjithshem, prokuroret prane Prokurorise se Pergjithshme, kandidatet nga radhet e gjyqesorit/prokurorise per KLGJ dhe KLP.
• Vendosja e marredhenieve institucionale me organet e rivleresimit dhe me Operacionin Nderkombetar te Monitorimit (ONM) me qellim garantimin e mbarevajtjes te te gjithe procesit, duke derguar prane ketyre institucioneve pergjate periudhes nentor – dhjetor 2017, dokumentacionin e plote, se bashku me raportet e hollesishme dhe te arsyetuara sipas konkluzioneve te kerkuara nga neni 33, te ligjit nr. 84/2016 per 67 subjekte te
procesit te rivleresimit, duke filluar nga Anetaret e Gjykates Kushtetuese, Gjyqtaret e Gjykates se Larte, Prokurori i Pergjithshem, prokuroret prane Prokurorise se Pergjithshme, kandidatet nga radhet e gjyqesorit/prokurorise per KLGJ dhe KLP.

• Zbatimin me rigorozitet te skemes se kontrollit te plote, ushtrimin e kontrollit te plote dhe hetimit administrativ per vertetimin e saktesise dhe vertetesise se te dhenave te pasurive, te ardhurave e detyrimeve te deklaruara nga zyrtaret dhe personat e lidhur me ta, konstatimin e rasteve te konfliktit te interesave, per 1.335 subjekte deklaruese.

• Ndeshkimin e te gjithe shkelesve te kuadrit ligjor, duke aplikuar 436 masa administrative ‘gjobe’ dhe depozituar 32 referime penale prane Institucionit te Prokurorise, strukturave te hetimit tatimor dhe Drejtorise se Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parave, duke kerkuar ne 9do rast dhe marrjen e masave disiplinore nga institucionet ku zyrtaret shkeles te ligjit, kryejne funksionet pub like.

• Marrjen e te gjitha masave ligjore dhe institucionale, lidhur me zbatimin e ligjit nr. 60/2016, date 2.6.2016 “Per sinjalizimin dhe mbrojtjen e sirif alizuesve “. Ne kete kuader, u hartuan dhe miratuan brenda afateve ligjore, aktet nenligjore ne kompetence te Inspektorit te Pergjithshem; identifikimi dhe ngritja e njesive pergjegjese ne sektorin publik dhe privat; hartimi i Regjistrit Kombetar te Njesive Pergjegjese ne Autoritetet Publike, ku jane ngritur dhe funksionojne 163 njesi pergjegjese, si dhe Regjistrit Kombetar te Njesive Pergjegjese ne Sektorin Privat, ku jane ngritur dhe funksionojne
446 njesi pergjegjese; aplikimin e masave administrative me gjobe per rreth 140 drejtues organizatash te cilat mbartnin detyrimin per ngritjen dhe raportimin e njesive pergjegjese, por qe nuk e permbushen kete detyrim brenda afateve ligjore; zhvillimi i fushave ndergjegjesuese dhe sesioneve trajnuese lidhur me njohjen dhe zbatimin e kuadrit ligjor nga subjektet e ketij ligji.

• Ne zbatim te nenit 4/2 dhe nenit 34, te ligjit nr. 9049, date 10.04.2003 “Per deklarimin dhe kontrollin e pasurive, te detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa  nepunesve publike “, i ndryshuar, i cili i hapi rrugen mundesise se plotesimit dhe depozitimit te deklaratave elektronikisht, Inspektorati i Larte filloi procesin e ngritjes se sistemit elektronik, te deklarimit te interesave private, i cili do te mundesoje rritjen e efikasitetit ne plotesimin, administrimin, kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare te te zgjedhurve dhe te disa nepunesve publike, si dhe publikimin e te dhenave ne deklaratat e interesave private per konsultim nga publiku, media, shoqeria civile apo 9do pale tjeter e interesuar. Ne kete kuader, gjate vitit raportues, Inspektorati i Larte bashkepunoi ngushtesisht me USAID dhe Keshillin e Evropes duke siguruar mbeshtetjen e tyre financiare lidhur me zhvillimin e programit te sistemit dhe pajisjet per funksionimin e tij.
• Ndjekjen e nje politike te hapur me qytetaret, median dhe shoqerine civile, ku te gjitha kerkesat e paraqitura per publikim te deklaratave te interesave private, jane trajtuar ne perputhje me afatet ligjore, gje qe ka rezultuar ne publikimin e rreth 13.419
deklaratave te interesave private, gjate vitit 2017. Drejtuesi i ILDKP-së, Shkëlqim Ganaj pritet të raportojë për këto çështje përpara Komisionit të Ligjeve dhe seancës plenare.

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *