Reagon policia: Ja e vërteta e djalit të deputetit të PS që kërcënoi një vajzë

Kryesore

 

 

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një denoncim nga qytetari dixhital, që akuzon djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rrahja se ka dhunuar një vajzë, ndërsa ngjarja, sipas tij është fshehur nga policia.“Krim i shemtuar! Narkopolicia fsheh me urdher te Edvinit perdhunimin e nje vajze nga djali i deputetit te narkopartise. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb “Para 10 ditesh djali i deputetit te qytetit kruje z Rrahman rraja ka dhunuar nje vajze me mbiemer Maloku nga fshati Zeze i njesise administrative nikel, vajza ka bere denoncim ne drejtorin e policise tiran dhe i eshte deleguar per veprime policise se rajonit f kruje.Policia f kruje ka thirrur vajzen dhe ka manipuluar denoncimin duke i bere akt pajtimi,por vajza ka shkuar ne zyren e shcb durres e ka ri bere denoncim dhe ceshtja ka ardhur perseri ne policin e f krujes.ne rajonin e policise f kruje punon vellaj i deputetit inspektor Bashkim rraja. Inspektori i krimeve dhe opgj jane nen presion e trysnine e deputetit rrahman rraja e te kry te bashkis z artur bushi dhe dhe vellajt te deputetit xhelal rraja qe eshte drejtor i postes kruje e nderhyrjes se z taulant balla kane bere te mundur mos ndalimin e djalit te deputetit dhe ceshtja ka shkuar ne prokurin e krujes ne heshtje.vajza e familja e saj jan nen presion psikologjik e dhune verbale”, akuzoi Berisha.Por pas publikimit të denoncimit nga Berisha, ka reaguar Drejtoria e Policisë së Durrësit duke sqaruar ngjarjen. Policia vajza me inicialet Xh.M. 25 vjeçe ka denoncuar në datë 21 korrik se kërcënonte R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë.Sipas policisë, materialet janë referuar në prokurori dhe ngjarja nuk është fshehur, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018), ndërsa shton se SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante.“Në lidhje me një status të publikuar në rrjetin social nga ana e Z.Berisha duke pretenduar se Komisariati i Policisë Krujë ka fshehur një ngjarje sqarojmë se: Më datë 21.07.2018 shtetasja Xh.M. 25 vjeçe, banuese në Krujë ka bërë kallëzim në Komisariatin Nr.3 të Policisë Tiranë se e kërcënonte shtetasi R.Rr. 24 vjeç, banues në Krujë. Në vijim i është marrë deklarim nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Krujë shtetases së mësipërme dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë duke vlerësuar të gjithë elementët e ngjarjes janë referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit R.Rr.Për shkak se çështja është në hetim nuk japim më shumë detaje. SHÇBA është duke verifikuar nëse rasti në fjalë ka pasur ndonjë shkelje flagrante. Ngjarja e mësipërme nuk është fshehur nga ana e policisë Krujë, pasi është publikuar në faqen Zyrtare të Policisë së Shtetit (dt.22.07.2018)”, sqaron policia e shtetit.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *