Meta reagon pas Gjonajt: Keqardhje për vendimin e KLD-së, por…

Politikë shtojca

Gjurma 8 Maj 2018

Pas akuzave të ashpra të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka reaguar në mënyrë të menjëhershme edhe Presidenti i  Republikës, Ilir Meta, njëherësh kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Nëpërmjet zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi, kreu i shtetit shprehu keqardhjen për mos miratimin e propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin gjyqtarëve.

“Presidenti i Republikës, z.Ilir Meta, që prej marrjes së detyrës si kryetar i KLD-së, ashtu si dhe ditën e djeshme ka mbështetur në vijmësi të gjitha propozimet e Ministrisë së Drejtësisë për procedim disiplinor dhe shkarkimin nga detyra të gjyqtarëve. Mbledhja e ditës së djeshme dhe vendimmarrja e shumicës së anëtarëve të KLD-së për procedimin e gjyqtarëve tregon edhe njëherë nevojën ekstreme që ka vendi, për ngritjen dhe funksionimin sa më parë të organeve të reja të sistemit të drejtësisë që janë parashikuar nga reforma. KLD funksionon bazuar në dispozita tranzitore dhe kjo gjendje duhet të marrë fund sa më parë”, shprehet Presidenti.

Por kreu i Shtetit me deklaratën e tij të mëtejshme “fajëson” dhe mos ngritjen në kohë të institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë.

“Ngritja dhe funksionimi i organeve të reja si Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, do të vendosë çdo gjyqtar përballë një sistemi objektiv të llogaridhënies për veprimtarinë e tij.

Shkeljet disiplinore të kryera nga disa gjyqtarë të shqyrtuara ditën e djeshme në KLD ishin më tepër se flagrante dhe me pasoja të rënda. Votimi i djeshëm për këto raste tregoi se KLD nuk i përgjigjet dot pritshmërive të shoqërisë për reformimin e sistemit të drejtësisë”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *