Reagon Sandër Lleshaj: Edhe korbat kemi mangut….!

Kronike Slider kryesore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reaguoi në lidhje me lajmet e publikuara në disa media, sipas të cilave ndihmat po magazinohen te ministria e Brendshme, larg zonave të prekura nga tërmeti ku paraqitet dhe nevoja për to.

Lleshaj thotë se këto pako nuk po magazinohen, por po shkojnë për hetim në SHQBA, sipas detyrave të lëna nga prokurori përgjegjës i çështjes.

Postimi i plotë i Lleshajt:

Edhe korbat kemi mangut….

Teksa jam në Kurbin, në punë për menaxhimin e gjendjes së rëndë, më njoftojnë se disa pisa pa nder dhe dinjitet kanë publikuar një mashtrim të ulët.

Patjetër që duhet të jenë me shumë përvojë në poshtërsira, përderisa imagjinata perverse e tyre prodhon turpe të tilla.

O të mjerë! Ato qese, që kanë ngazëllyer maninë tuaj perverse, janë prova materiale, që i janë kapur një hajduti si puna juaj dhe nuk po shkojnë në zyrën e Ministrit të Brendshëm, por në depon e provave materiale të SHÇBA, struktura që po kryen hetimin në zbatim të detyrave të prokurorit përgjegjës.

Për këtë turp, tani keni dy rrugë:

Ose të provoni lajmin e rremë, ose të jepni llogari deri në një para ligjit, si mashtrues ordinerë, që shfrytëzoni gjendjen e rëndë për të bërë biznesin e ndyrë me lajme të rreme.

 

Zgjidhni…..

 

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *