Largimi i Zinedine Zidane ishte i papritur dhe nje lajm bombe per Realin e Madridit disa dite pas ketij shokimi te vertet, presidenti i Realit te Madridit, Florentino Perez ka marre vendimin dhe ka zgjedhur pasuesin e Zizu.
Emri i tij eshte nje suprize, jo i rangut te Zidan. Kur te gjithe prisnin ndonje emer te forte dhe nga jashte Spanjes, Perez ka bere te kunderten.
Julen Lopetegui do të jetë trajner i ri i Real Madrid.
Numri 1 i kombëtares së Spanjës do ta marrë drejtimin e Los Blancos pas përfundimit të Kampionatit Botëror.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi spanjoll që në faqen zyrtare në internet njofton se Julen Lopetegui do të jetë trajner i ekipit të parë gjatë tre sezoneve të ardhshme.
Në këtë post, Lopetegu zëvendëson Zinedine Zidane që u larguar nga posti, përvarësisht suksesit të madh me klubin mbretëror.
Lopetegui ka qenë pjesë e Realit, duke regjistruar vetëm një paraqitje për ekipin e parë.
Gjatë karrierës si futbollist, ai ka qenë edhe pjesë e Barcelonës, ndërsa ka luajtur edhe për klubet, si Las Palmas e Rayo Vallecano. Këtë të fundit edhe e ka drejtuar si trajner