Reforma “Blushi” prek dhe dhëndrin e Vjollca Hoxhës, Ledion Liço ikën nga Top Channel

Kryesore Showbiz shtojca

I ardhur në krye të Top Channel në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm vetëm pak muaj më parë, Ben Blushi ka ndërmarrë një reformë të thellë në këtë televizion, me synimin e vetëm për të ndalur rënien që vijonte prej disa vitesh dhe për ti kthyer atij “ndriçimin” e dikurshëm si televizioni më i ndjekur nga shqiptarët. Përveç ndryshimeve në drejtorinë e informacionit, si në përbërjen e gazetarëve ashtu edhe në rëndësinë e lajmeve që duhet të trajtojë një ekran i madh si ai i Top Channel, Blushi ka vijuar reformën e tij edhe në departamentet e tjera. Kështu, ndërhyrjet kanë prekur edhe webet e Top Channel dhe Gazeta Shqip, emisionin Fiks Fare dhe programacionin. E në këtë reformë ai nuk duket se nuk ka kursyer as dhëndrin e pronares së Top Channel, Ledion Liço. Mediat kanë raportuar gjatë ditës së sotme se Liço i cili është i martuar me Sarën, një nga vajzat e Vjollca Hoxhës, është larguar nga ekrani i Top Channel. Dhe shkak raportohet se kanë qenë mosmarrëveshjet me Ben Blushin.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *