Regjia e PD lë kamerat hapur, Basha ‘fiksohet’ në telefon, “harron” se ka gazetarë rrotull: Unë s’largohem, po doni …

Politikë

Ditën e sotme kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me mediat për të folur lidhur me ngërçin e Gjykatës Kushtetuese. Pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Basha iu rikthyer me urgjencë telefonit, me një buzëqeshje në fytyrë.

Pas disa minutash, gazetarët e pranishëm nisën të visheshin për t’u larguar nga dhomë për mediat, por janë vënë re nga Basha.

Pasi i pyeti përse nuk kishin dalë akoma, gazetarët iu përgjigjën se për ta respektuar kishin vendosur që të prisnin që të dilte ai para. Arsyetimit të tyre, kreu i opozitës i është përgjigjur me batutë.

“Po pse po prisni që të largohem unë? Po unë s’largohem, jam në parti. Po të doni rrini edhe ju!”-tha Basha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *