Reja shpërthen: Na çatë tr*pin me këtë…

Kryesore Slider kryesore Sport Vendi

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja u justifikua se fitorja me Bjellorusinë u ndërlikua për shkak se mjaft lojtarë që u aktivizuan sot, nuk kanë luajtur rregullisht me ekipet e tyre.

Gjatë intervistës në “Supersport”, tekniku italian u acarua kur pyetet nëse skuadra mund të luajë me skemën 3-5-2.

“Nëse keni parasysh, lojtarët që janë aktivizuar, ka shumë lojtarë që nuk luajnë as në klube. Ju e dini, nuk mund të pretendonim që në 3 ditë të ishin në formë të mirë fizike. Për sa kohë ishim mirë fizikisht, e kontrolluam ndeshje. E lëshuam për pak takimin. I komplimentoj shumë lojtarët se dhanë maksimumin. Nuk mund të bëjnë kritika. Kemi fituar 3 ndeshjet e fundit. Më pëlqen të luaj mirë  kur i kemi mundësitë. Tani na duhej rezultati, i morëm me meritë. Djemtë treguan se duan kombëtaren, dhe duhet t’u japim meritat. Shpirti, agresiviteti që luftuan deri në fund. Memola ka një mual që s’luan, Ismajli dy muaj, Gjasula nuk luan. Dhe Veseli ka 3 ndeshje që luan vetëm me ne. Bjellorusia është e fortë fizikisht, ishte e vështirë t’i përmbanim. Luajnë fort dhe në lojën në ajër”.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *