Rekord i zi nga Covid: Në 24 orë humbën jetën 7 persona, 241 raste të reja. Spitalet mbushen me të shtruar

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Rekord viktimash nga Covid janë shënuar këtë të shtunë, me 7 humbje jete nga virusi, duke e çuar në 509 numrin e viktimave në vend që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë ka një rënie të lehtë të rasteve të reja, ku janë regjistruar 241 raste pozitive në 24 orë në 1260 testime të kryera.

I vogël mbetet edhe numri i të shëruarve, 92 pacientë.

Në tre spitalet Covid po marrin trajtim mjekësor 319 pacientë.

Viktimat: Një 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 241
Të shëruar ne 24 orë 92
Të shtruar në spitale 319
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1260

Testime totale 125,220
Raste pozitive 20,875
Raste të shëruara 11,189
Raste Aktive 9,177
Humbje jete 509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4650
Durrës 851
Fier 706
Korçë 566
Shkodër 524
Lezhë 410
Elbasan 396
Vlorë 384
Berat 278
Kukës 190
Gjirokastër 129
Dibër 93

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *