Rënia e Euros, sot hidhen në qarkullim 14 miliardë Lekë nga Banka

Ekonomi Kryesore Lajme

Nga 48 orët e fundit, monedha e përbashkët Euro është rritur me të paktën dy Lekë në tregun e këmbimit valutor.

Ekspertët dhe agjentët e këmbimit valutor thonë se trendi rritës do të vazhdojë për të kapur në ditët në vijim kuotën e 130 Lekëve. Arsyeja kryesore e këtij forcimi të shpejtë të monedhës Euro lidhet me ndërhyrjen në treg të Bankës së Shqipërisë.

Para katër ditësh guvernatori Gent Sejko deklaroi se institucioni monetar qendror do të blinte valutë në treg për të frenuar mbiçmimin artificial të Lekut muajt e fundit.

Ndërkohë që të hënën, në treg do të hidhen në qarkullim 14 miliardë Lekë. Paratë janë pjesë e kredisë së KESH që ka marrë nga Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, e që do të konvertohen nga Euro në Lekë, nga Banka e Shqipërisë.

Më pas paratë në Lekë do të kalojnë në bankat e nivelit të dytë.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Euro u zhvlerësua me shpejtësi, duke arritur në para një jave në 124.17 Lekë, niveli më i ulët në 10 vite, përpara se Banka e Shqipërisë të njoftonte ndërhyrjen.

Tv Klan

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *