Rezultatet e sondazhit/ Kush fiton qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit

Lajme Politikë

Publikohet në RTV Ora rezultati i sondazhit të parë të “Notto Sondaggi” për qarkun e Tiranës.

46-50% janë përgjigjur për PS; 36-40% janë përgjigjur me PD; 8-12% me LSI dhe me Parti Tjetër 6-10%. Ndërsa me PDIU janë përgjigjur me 2%. Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2017, PS ka rënie me 2.3%, ndërsa PD një rritje 2-4%.

Krahasuar me zgjedhjet e 2017, PD ka një rritje nga 6-10%, ndërsa PS dhe LSI janë në pothuajse të njëjtat ujëra. Antonio Notto qartësoi se rezultatet lidhen me qarkun e Tiranës dhe jo me bashkinë e Tiranës.

30% e qytetarëve të intervistuar janë përgjigjur të pavendosur sa i përket partisë që do të votojnë më 25 Prill. Numrin më të lartë të të pavendosurve e ka qarku i Tiranës me 30.5%, ndërsa Berati numrin më të ulët me vetëm 1.5%.

Sa i përket moshës, grupmosha 35-54 vjeç duket më e pavendosura me 34.1%.

Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturëve janë përgjigjur “Nuk votova”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *