Gjyqtari Besnik Hoxha do të shqyrtojë kërkesën e Izet Haxhisë për rigjykimin e këtij të fundit lidhur me vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur shtatorin e vitit 1998.
Shorti ka përcaktuar emrin e gjyqtarit që do shqyrtojë kërkesën e dorëzuar pak ditë më parë në Gjykatën e Tiranës nga avokati i tij.
Përmes kësaj kërkese Izet Haxhia kërkon rigjykimin e tij me pretendimin se procesi ndaj tij ka qenë i padrejtë dhe në mungesë.
Me 8 maj 2018, Izet Haxhia u ekstradua në Tiranë, 20 vjet pas arratisjes nga Shqipëria.
Ish-truproja i Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit.
Loading...