Rikthehen reshjet e shiut, ja parashikimi i motit për të shtunën

Kryesore Moti Slider kryesore Të tjera

Reshjet e shiut do të rikthehen gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Gjatë pjesës së parë të ditës do të kemi mot të kthjellët.

Por sipas MeteoAlb vranësirat do të shtohen gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes duke sjellë reshje të pakta shiu në Veriperëndim dhe në Jug të vendit.

Reshje të pakta dëbore do të bien në zonat e thella malore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4°C në 16°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimin 4 ballë.

Per shi parashikoi qe te shtunen edhe IGJEUM. Ja si eshte parashikimi i Institutit;

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt.24) nuk priten reshje. Nesër (e shtunë, dt.25) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 15 °C
në vendet e ulëta: 6 / 14 °C
në vendet malore: 1 / 9 °C

ERA
Sot pasdite (e premte, dt.24) dhe nesër (e shtunë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

No photo description available.

No photo description available.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *