Rikthehen tërmetet në Durrës, 3 lëkundje nga mëngjesi i sotëm

Kronike Lajme

Pas disa kohësh qetësi janë rikthyer mëngjesin e sotëm lëkundjet e tokës në Durrës. Mëngjesin e kësaj të enjteje kanë qenë 3 tërmete njëri pas tjetrit që janë rregjistruar në zonë.

I pari në orën 10.18 minuta me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter dhe i dyti 4 minuta më pas, më i fortë me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter. Sipas IGJEUM lekundjet jane regjistruar ne zonen e Detit Adriatik dhe ne Kepin e Rodonit si epiqender.

Lëkundja e dytë është ndierë nga e gjithë zona në Durrës. Epiqendra ka qenë në detin. Lekundja e trete ka qene me intensitet me te ulet 2.2 i shkalles Rihter, ndersa epiqendra ka qene serish ne detin Adriatik ne zonen e Kepit te Rodonit. Thellesi e tyre ka qene 2 km.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *