Rikthehet debati mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit, këngëtarja ironi me gazetaren

Showbiz

Muaj më parë mori vëmendje në media debati publik mes Ronela Hajatit dhe Kozeta Kurtit. Këngëtarja e njohur deklaroi se nuk ishte fare dakort me ata që përzgjedhin këngët fituese që përfaqësojnë Shqipërinë në ‘Eurovizion’, sepse sipas saj personat në fjalë duhet të zëvendësohen.

Pas kësaj deklarate, gazetarja Kozeta Kurti reagoi duke ironizuar këngëtaren. “Si fillim duhet të mësosh të flasësh në televizion e të kesh etikë, pastaj të japësh gjykime”.

Pas muajsh heshtje, ky debat u rikthye në vëmendje pasi këngëtarja ishte e ftuar në “Edicionin veror”. Përballë pyetjes në lidhje me konfliktin ajo si fillim shpjegoi se i është kërkuar të marrë pjesë në “Festivalin e fundvitit në RTSH” dhe nuk ka pranuar sepse nuk është gati, ndërsa për Kozetën ajo u shpreh: “Kush është dhe pse jeton? Njerëzit që nuk marrin frymë nuk i ndjek.” Revista Who

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *