Rikthehet Xhisiela që tronditi politikën, paralajmërimi i fortë: Do ketë deklarata të habitshme!

Kronike Lajme

Xhisiela Maloku ishte kryefjalë e lajmeve në media për muaj më parë, teksa denoncoi të dashurin, Rexhep Rrajën për dhunë dhe presion ndaj saj në Fushë-Krujë, por më vonë mohoi gjithçka.

Nisur nga zhvillimet e fundit rreth këtij personazhi, duket se Xhisiela Maloku do të kthehet sërish dhe këtë herë me plotë surpriza të reja.

Të paktën për një gjë të tillë ka lënë të kuptohet pas një postimi të bërë në rrjetet sociale.

“A të merr malli për mu?”, thoshte Xhisiela në një postim të saj dedikuar Rexhep Rrajës, të cilin do ta mohonte më vonë përmes një tjetër postimi, atë të një foto.

Në përmbajtjen e fotos kishte njërin prej lajmeve të publikuara për të më parë, ndërsa mbi të, duke na paralajmëruar për të pathëna të tjera, shkruan: “Kjo s’ka lidhje fare me atë që keni thënë. Do ketë deklarata të habitshme, por pak më vonë”.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë si “As nën mëngë” Maloku për të bërë deklarata kaq të forta, megjithatë paralajmërimi është me të vërtet i habitshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *