Ristani: Akuzë politike, çmendinë e prokurorëve se s’kam firmosur asnjë dokument

Lajme Politikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani thotë për Ora News se akuza me të cilën ai është marrë i pandehur është një akuzë politike. Sipas tij, kjo i përgjigjet nevojave të momentit të qeverisë.

Arben Ristani: Është akuzë e pabazuar në prova të qarta juridike dhe kam bindjen e plotë që është një akuza e montuar politikisht që i përgjigjet nevojave të momentit

Ristani e konsideron çmenduri të prokurorëve, pasi ai pretendon se nuk ka firmosur dhe as ka vulosur asnjë dokument.

Arben Ristani: Do më duhet që të mbrohem para gjykatës që do bëjë gjykimin paraprak. Shpresoj shumë që kjo çmendinë që ka kapur prokurorët nuk do ndikojë tek gjyqësori. Nuk mund të akuzohet për falsifikim një person që nuk ka hartuar një asnjë dokument.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *