“Rivalet”, Rita Ora e Dua Lipa nisin betejën

Showbiz

00:31 06.04.2018

Bukuroshja Rita Ora ka marrë pjesë në cdo event të rëndësishëm të muzikës botërore, e këtë herë ajo ka konfirmuar se do të performojë dhe në “Echo Awards”. Ky është evenimenti më i rëndësishëm muzikor në Gjermani.

Por janë 2 këngëtaret shqiptare, që janë nominuar në të njëjtë kategori në festivalin gjerman, pasi listës i bashkohet dhe Dua Lipa e cila ende nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkohë Rita lajmin për fansat e ka publikuar në Instragram. “Jam shumë e emocionuar që të performoj në Echo Awards në Berlin”, ka shkruar 27-vjeçarja në postimin e saj.

Më 11 Prill superylli shqiptar së bashku me Liam Payne do të performojë para publikut gjerman, ku pritet të ketë edhe shumë shqiptarë që jetojnë në Gjermani.
Ndërsa artisti me më shumë nominime në këtë eveniment është këngëtari britanik Ed Sheeran. Prej kohësh albumi i tij është në krye të renditjeve botërore.

Mes dy këngtareve me origjinë shqiptare prej kohësh ka një konflikt. Mbase kjo përballje mund të shkaktojë interes në botën e muzikës, si dhe në Shqipëri dhe në Kosovë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *