Rivotimi i Kodit, Bardhi: Rama si Lukashenko

Kryesore Lajme Politikë Slider kryesore

Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me rivotimin urgjent të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Kuvend.

Bardhi ka thënë se Shqipëria sot është më pak demokratike, teksa e ka krahasur kryeministrin Rama me presidentin bjellorus Lukashenko.

“Me rrëzimin e dekretit të presidentit, duke refuzuar thirrjen e Bashkimit Europian për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias për Kodin e njëanshëm Zgjedhor, Shqipëria sot është më pak demokratike dhe më pak europiane. Qeveria e Edi Ramës është identifikuar në Bruksel dhe kryeqytetet kryesore europiane si një qeveri që punon kundër integrimit europian dhe kundër interesit të qytetarëve. Me refuzimin që i bëri thirrjeve të përsëritura të BE, Rama nuk ndryshon nga Lukashenko.

Për pushtetin e tij personal është gati ti vërë zjarrin Shqipërisë, t’i ndërshkojë shqiptarët duke penguar me dashje hapjen e anëtarësimit të vendit në BE. Injorimi i thirrjes së BE për opinionin e Komisionit të Venecias, e izolon tërësisht Shqipërinë dhe e fut në hartën e vendeve që janë në kurs përplasje me Europën. Kjo është përgjegjësi e një njeriu që pushtetin e tij personal e vendos mbi interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka thënë Bardhi.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *