Robert Bitri largohet zyrtarisht nga LSI, regjistrohet si deputet i pavarur. Ja çfarë tha Kryemadhi

Kryesore Politikë shtojca

Rober Bitri u zgjodh për një mandat të dytë si deputetë i Lëvizjes Socialiste për Integrim në zonën zgjedhore të Qarkut të Fierit. Por pa kaluar një vit nga marrja e këtij mandati ai është larguar nga radhët e LSI. Këtë ai e kishte lënë të kuptohet por nuk e kishte bërë zyrtare. Ditët e fundit ai e ka konfirmuar këtë edhe në mënyrë ligjore, duke u shkëputur nga grupi i LSI-së dhe duke u deklaruar në Kuvend si deputetë i pavarur. Siç shihet edhe nga faqja e Kuvendit ai qëndron në grupin e deputetëve të pavarur duke mos bërë më pjesë në grupin e LSI-së. Disa ditë më parë ishte kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ajo që deklaronte se Bitri nuk ishte larguar zyrtarisht, ndërsa i kujtonte atij se do përgjigjej para zgjedhësve të LSI-së në Fier nëse do e bënte këtë akt.

Ja dialogu mes gazetares dhe Kryemadhit për Robert Bitrin:

Gazetarja: Z. Robert Bitri, juridikisht është jashtë grupit tuaj parlamentar. Pse mendoni se nuk po mbani dot brenda gardhit tuaj sa ato deputetë që keni zgjedhur jo më të bindni njerëz të tjerë që të rrisin tregun opozitar

Monika Kryemadhi:  Unë besoj se e kam sqaruar çështjen e zotit Bitri. Aktualisht Bitri është anëtar i grupit të LSI

Gazetarja: Juridikisht jo

Monika Kryemadhi:  Juridikisht është, ndoshta politikisht jo. Pse është çregjistruar nga grupi?

Gazetarja: Po është çregjistruar

Monika Kryemadhi: Kur është çregjistruar? Jo tek ne nuk ka depozituar dorëheqje. I urojmë punë të mbarë Bitrit nëse është regjistruar në grupin e deputetëve të pavarur. Do të jetë ai që do të përballet me votuesit e LSI në Fier, nuk do të përballemi ne.

Por mendoj që të realizojë qëllimet e tij financiare dhe ekonomike nëse e ka bërë këtë gjë. Më çudite por në grupin tonë nuk është çregjistruar. Por nëse e ka bërë këtë gjë… Kjo do të thotë se edhe Ruçi edhe Bitri kanë frikë nga LSI kështu që nuk ka ndonjë problem.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *