Ronaldo prezantohet te Juventusi: “Një hap para në karrierën time, dua të lë shenjë”

Botë Kryesore Më të fundit shtojca Sport

Cristiano Ronaldo u prezantua para pak minutash zyrtarisht si blerja më e re e Juventusit. Gjatë gjithë ditës tifozët bardhezinj i kanë rezervuar një pritje madhështore, ndërsa ai është shprehur i lumtur për këtë hap të ri në karrierën e tij.

Ja çfarë tha CR7 në konferencë:

 

“Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë, ishte një vendim që e kisha marrë prej kohësh. Është një hap i rëndësishëm për karrierën time. Kam një trajner të madh dhe një President po aq të madh”.

 

“Jam shumë i lumtur për ardhjen time në një klub kaq të madh. E falenderoj Juventusin për mundësinë që më dha”.

 

“Me Realin pata një histori të shkëlqyer, falenderoj tifozët. Tani po hyj në një etapë të re dhe mezi pres të luaj. Jam ambicioz, më pëlqejnë sfidat”.

 

“Mosha s’ka lidhje sepse unë ndihme mirë, i motivuar dhe i elektrizuar. Mezi pres të nisë kampionati dhe të fitoj sa më shumë”.

 

“Dua gjithmonë të jap shembullin. Brenda dhe jashtë fushës. Shpresoj t’i kënaq tifozët. Do të jem i përqendruar, do ndihmoj skuadrën dhe skuadra do më ndihmojë mua”.

 

“Topin e Artë nuk e kam fiksim. A mund ta fitoj me Juven? Të shohim. Juventusi më vlerësoi si njeri, është një ekip që mund të triumfojë”.

 

“Dua të luaj që në ndeshjen e parë të kampionatit. Oferta e Juventusit ishte e vetmja që mora”.

 

“I falenderoj tifozët për duartrokitjet në stadium. I falenderoj është për pritjen e ngrohtë në Torino. Dua të lë shenjë në historinë e këtij klubi”.

 

“Do të luftojmë për të gjithë trofetë. Serinë A, Kupën e Italisë dhe Champions League”.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *