Ronaldo shënon, por fiton Manchester. Mourinjo tërbon juventinët-Video

Botë Kryesore Sport

Juventusi ka marrë humbjen e parë në Champions League, duke u mposhtur në Itali 1-2 edhe pse ishin në avantazh deri 2 minuta para fundit.

Ronaldo u rikthye me gol pas pezullimit në ndeshjen ndaj Valencias, duke shënuar në minutën e 65-të, por kur të gjithë menduan se Juventusi do të regjistronte fitoren e katërt në po kaq takimi, ndodhi përmbysja e madhe.

Dy minuta para fundit, spanjolli Mata barazoi shifrat, ndërsa më pas një autogol i Sandros i dhanë 3 pikët Manchester United.

Pavarësisht kësaj humbjeje, Juventusi mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Manchester me 7 pikë e në vendin e tretë renditet Valencia me 5 pikë.

Trajneri portugez i anglezeve ka bere nje gjest qe ka terbuar tifozet juventine, duke vene doren te veshi se ku ishin ata thirrjet kunder tij, tani qe fitorja i buzeqeshi atij,

Ky gjest i tij pati nje reagim dhe te mbrojtesit Bonuci, por qe me pas u qetesua. Ndersa Mourinjo ka shpjeguar arsyet se pse reagoi ne ate menyre.

“Per 90 minuta me fishkelluan, me ofenduan nga familja dhe me shane nga familja ime interiste, ndaj edhe reagova. Nese do te ishte i ftohte nuk do te reagoja ne ate menyre”, deklaori per mediat trajneri portugez, i cili ka drejtuar Interin qe fitoi tripleten, Kampionatin, Champions League dhe Kupen me Interin.

Manchester City mposhti me goleadë skuadrën ukrainase të Shakhtar Donetskut, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, kur kanë mbetur edhe dy takime nga faza në grupe.

Tre herë braziliani Gabriel Jesus, Silva, Steerling dhe Mahrez ishin autorët e golave për skuadrën e Guardiolës, që në “Etihad Stadium” iu imponua miqve me rezultatin e thellë 6-0.

Po në të njëjtin grup, Lyoni shpërdoroi një avantazh prej dy golash ndaj gjermanëve të Hoffenhaimit, duke bërë që sfida të përfundonte në barazim 2-2 dhe francezët të humbnin një shans të mirë, për të “prekur” kualifikimin.

Reali i Santiago Solarit duket se është rikthyer “në shina”, pasi ka marrë një fitore me rezultatin e thellë 0-5, në transfertën çeke ndaj Viktoria Plzenit. Dy herë Benzema, Casemiro, Bale dhe Kroos shënuan për madrilenët, që janë vetëm një hap larg kualifikimit.

Dy gola të shënuar nga sulmuesi polak, Robert Lewandowski, nga një për çdo pjesë loje, ndihmuan Bayernin e Mynihut që të marrin një tjetër fitore ndaj Aek-ut të Athinës dhe të hedhin një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit.

Po në të njëjtin grup, Benfica dhe Ajaxi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, me portugezët që gjetën të parët avantazhin, ndërsa holandezët u kundërpërgjigjën në pjesën e dytë të sfidës.

Më herët, Roma triumfoi me rezultatin 1-2 në Moskë ndaj CSKA-së, ndërsa Valencia mposhti zviceranët e Young Boys-it me rezultatin 3-1.

Reagimi i Muorinjos pas ndeshjes se fituar ne Torino

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *