Ronela nuk e pranon, Roza e nxjerr bllof: Po ti ke 3 vjet me Young Zerkën

Kulturë Showbiz

Gjurma 7 maj 2018

Prej shumë kohësh lidhja e Ronela Hajatit me Young Zerkën ka qenë kryefjala e mediave, por dyshja ende nuk e ka konfirmuar. Ronela në shumë emisione ka theksuar se dëshiron të flitet vetëm për anën e saj profesionale dhe jo atë private.

Këngëtarja e hitit “Maje men” ishte e ftuar dje në “Why not” të Roza Latit e cila gjatë intervistës i tha Ronelës: “Po ti në Instagram pse nuk e nxjerr kurrë që ke një marrëdhënie”.

“Sepse nuk e kam prej 3 vitesh. Në Instagram ti nxjerr një të vërtet ose gënjeshtër dhe shumë portale jo profesionale flasin kodra mbas bregut. Kështu që unë pse të jap material dikujt që të shkruajë ekstra, ai të shesë dhe unë mos fitoj. Unë fitoj nga muzika, shitja e këngëve të mia. Kur të jetë momenti që të tregoj, qoftë kur të kenë vajtur 3 ose 6 vite, do i them vetë gjërat. Unë as e kam mohuar, as e kam pohuar, por dua vëmendjen ta kem tek karriera”, u shpreh Ronela.

“Po mirë do e pranosh këtu në studion e Why not që je e lidhur me Young Zerkën?”, e pyeti Roza.

“Zerka është alamet kaçurrelsi, por unë po pres të bëj flokët permanent, t’i mbaj dhe unë rodhe që të na ngatërrohen kaçrrelat dhe mos shqitemi dot”, u përgjigj Ronela.

Fobite e Roneles

Kur gjendesh përballë frikës më të madhe, vështirë se mund të ruash qetësinë. Pikërisht një situatë e tillë i ka ndodhur edhe këngëtares së njohur Ronela Hajati.

E ftuar në emisionin “Why not” të Roza Lati, Ronela tregoi se frika e saj më e madhe janë qentë e mëdhenj. Sapo Ronela filloi të fliste, pikërisht dy qen erdhën në studio.

Ronela u tremb dhe nuk mundi të ruante qetësinë, teksa i kërkonte Rozës që t’i largonte: “Të lutem, hiqe, të lutem, o mami, o maaa, të lutem hiqe”.

Teksa qentë nuk po largoheshin, Ronela vazhdonte t’i lutej: “Për Zotin, ej, e kam seriozisht, të lutem hiqe. U bëra ujë në djersë, mbarova komplet si njeri, tani mund edhe ta kem bërë (në mbathje)”.

Por, tortura vazhdoi pikërisht kur njëri prej qenve i shkoi tek këmbët. Ronela ulëriti dhe u lut sërish t’ia hiqnin qentë. “Të lutem se u dhjeva, të lutem, hiqe”, tha këngëtarja derisa qentë më pas i nxorën nga studio.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *