Roth takon Ramën, njeriu i Merkel: Duhet bërë më shumë…

Kryesore Lajme Politikë shtojca

Gjurma 11 Maj 2018

Ministri gjerman për Europën, në Zyrën Federale për Punë të Jashtme, Michael Roth është takuar paraditen e të premtes me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që pasdite pritet të takojë kreun e selisë blu, Lulzim Basha.

Ai ka nisur një mision duke zhvilluar takime ne Maqedoni e më pas në Shqipëri. Në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Pas takimitme kryeministrin, Roth ka shkruar se me Ramën pati një takim të mirë.

“Me të vërtetë një takim i mirë me kryeministrin Edi Rama për afrimin e BE-së me Shqipërinë.

Janë shumë të mirëpritura përpjekjet e ndërmarra nga qeveria. Duhen bërë më shumë më tepër tani. Le të ecim përpara! Ju mund të mbështeteni tek ne!”, shkruan i dërguari i Merkel.

Më herët në një intervistë për Dojçe Velen, Roth ka dhënë mbështetjen e Gjermanisë për procesin e integrimit, por njëherësh bën publike edhe problemet që ka Shqipëria.

“Shqipëria ka arritur shumë. Qeveria shqiptare e di se mbetet shumë për t’u bërë. Ka disa shqetësime në lidhje me luftimin e krimit të organizuar, por përsëri rekomandimi është pozitiv. Ky është një lajm i mirë jo vetëm për vendin, por edhe për BE-në dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e Shqipërisë”, tha Roth.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *