Rrëfehet Eduard Halimi: Ja gabimet e mia dhe pse u largova nga parlamenti dhe politika

Kryesore Politikë

Prej më shumë se 7 muajsh, ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi në mënyrë të papritur dorëzoi mandatin e deputetit duke u shkëputur përfundimisht nga politika. Ndonëse në atë kohë ai nuk dha arsye të rëndësishme për këtë lëvizje të pazakontë për politikën shqiptare, ndërsa bënte të ditur vetëm se do të angazhohej në një projekt profesional. Sot pas disa muajsh ai i është kushtuar të drejtës ndërkombëtare private në Ballkan dhe ka mundur të ngrejë firmën “Halimi Law Firm” që përfaqëson qindra kompani, klientë dhe personalitete të jetës publike dhe politike në Shqipëri. Në një përmbledhje të jetës së tij profesionale që shoqëron dhe faqen zyrtare të studios së tij në internet, Halimi tregon edhe pse vendosi që të largohet nga politika.

Komenti i plotë

Kur isha 15 vjec, vendosa te perqendrohem fort tek studimi. Studiova shume, morra pjese ne cdo olimpiade matematike dhe mbarova shkelqyer gjimnazin. 19 vjec (1991, rrenia e komunizmit) shkova ne Greqi te provoja emigracionin. 4 jave me pas u ktheva per tu perkushtuar studimeve per Drejtesi ne Tirane.

20 vjec hapa bisnesin tim te pare, dhe pastaj nje te dyte. 23 vjec mbarova shkelqyer per Drejtesi, fillova te jap mesim si pedagog dhe nderkohe vijova te provoja bisnese te tjera. 25 vjec vendosa te ndiqja Magjistraturen dhe te behesha gjyqtar (1997). Shita bizneset dhe u perqendrova fort tek per te marre titullim “Magjistrat” me rezultat “Shkelqyer”.

28 vjec pasi kisha provuar nje vit punen e gjyqtarit, vendosa te behem avokat. Pese vjet me vone, kisha nje studio fantastike ne qender, me staf te perkushtuar, me shume 200 kliente, dhe kisha marre pjese ne disa sipermarrje ndertimi pallatesh.

33 vjec me propozuan te provoja politiken, u bera zevendeminister i Drejtesise, pastaj Avokat i Pergjithshem i Shtetit, Deputet i Parlamentit 3 here dhe Minister i Drejtesise duke kontribuar ne reformat e digitalizmit te gjykatave, noterise, permbarimit, burgjeve dhe nenkryetar i Reformes ne Drejtesi

45 vjec (2017) kisha provuar shume pune. Kisha marre shume vendime, disa te mira e disa te gabuara (nga te cilat mesova me shume). Kisha qene njeri me fat sepse kisha patur bashkepuntore te shkelqyer. U mendova gjate per te marre kete vendim. Bisedova per muaj me miqte e mi, me njerezit qe vleresoj me shume ne politike dhe krenohem qe i kam miq dhe morra vendimin e drejte se puna qe di te bej me mire, ndihem me i zoti eshte Avokatia.

Ndaj dhe ju perkushtova plotesisht ketij projekti duke bashkepunuar me nje netëork fantastik profesionistesh me me shume se 12 zyra ne Ballkan Perendimor; zgjodha nje ekip te shkelqyer ne Tirane, me njerez te rinj, te zgjuar, te perkushtuar qe kane perfunduar studimet ne Tirane, Hage, Paris e Londer dhe po krijojme nje rrjet te plote profesionistesh ne Shqiperi.

Sot ne kemi avokatet tane ne cdo qytet te Shqiperise ku ka nje Gjykate Administrative, Civile dhe Penale. Jemi ne nje rrjet ku kemi zyre ne cdo Kryeqytet ne Ballkanin Perendimor, nga Kievi, Sofje, Bukuresht, Beograd etj e deri ne Athine e Tirane. Kemi ekspertet me te mire ne fushen e se drejtes bankare, tregetare, energjise, hidrokarbureve, dhe se drejtes private nderkombetare.

Forca jone eshte cilesia, eshte fokusi tek klienti dhe jemi te bindur se sherbimi yne per klientin eshte unik.

 

#HalimiLaw#AlbanianFirm” pjese e rrjetit #RokasLaw# InternationalFirm”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *