Rrëfimi ekskluziv për krimin horror në Mallakastër, flet bashkëshorti i viktimës: Çfarë u gjet në shtëpi, prova që tregon se…

Kronike Lajme Slider kryesore

Detaje të rënda vijojnë të dalin në dritë nga krimi horror, që tronditi Mallakastrën dhe gjithë opinionin publik, teksa u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj.

Për herë të parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, bashkëshorti i viktimës, Hair Saliaj, tregon si e mori vesh krimin tronditës, në fshatin Gjerbës të Mallakastrës.

“Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur. Telefonoj sërish pasdite, në darkë, marr djalin e vogël, Miklovanin, dhe i them a ke folur me mamin. Më thotë që i del telefoni i mbyllur, edhe në mëngjes e provoj sërish, por meqë ishte koha e keqe, furtunë, mendova mos i është fikur për bateri. Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali, Miklovani, dhe më thotë ‘më mori xhaxhi e më tha, merr dhe babin, e nisuni urgjentisht, se ka shkuar në 2 të natës dhe nuk e ka gjetur Dritën brenda’. Shkoj te avioni, por ishte furtunë dhe nuk nisej. E gjetëm në 14:45, kur zbres në Rinas më merr nipi në telefon dhe më thotë që u gjet trupi i pajetë i Dritës në pusetën e rezervuarit, më tha që jemi në morg. I thashë që të mos bëhet asgjë pa ardhur unë. Shkova dhe e gjeta trupin në morg, më thanë të mos e prekja, se mos rrjedh gjak”, tregoi bashkëshorti i viktimës.

Çfarë kanë parë në shtëpi policia?
Është dorëzuar i pari djali i djalit të xhaxhait tim. Sipas të thënave, ai ka ardhur e ka bërë krimin në fshatin tonë. Ai ishte në një fshat tjetër me të ëmën, por ka ardhur për krimin. Ishte larguar para vitit të ri. Thonë që kanë dëgjuar zhurmat e kafshëve, që ishin pa ngrënë pas krimit.

Vëllai ka shkuar në 02:30 të natës me policinë në banesë. Kanë trokitur e kanë thirrur, por nuk kanë dëgjuar zëra. Në mëngjes, pasi kanë arrestuar njërin prej autorëve, janë kthyer te shtëpia dhe pas urdhrit të Prokurorisë kanë shqyer derën. Janë futur policët dhe më pas kanë lejuar edhe vëllain tim. Ai ka gjetur gotat e rakisë, njërën të thyer, çdo gjë të përmbysur, pasi siç duket janë përleshur. Absolutisht çdo gjë të përmbysur, të hapura rrobat,

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *