Rrëfimi tronditës, Artan Hoxha: Familja ime është kërcënuar

Kronike Kryesore Lajme

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka treguar në Report Tv, një nga mesazhet kërcënuese që ka marrë nga persona të panjohur për shkak të detyrës së tij si gazetar investigativ.

Gazetari Hoxha ka thënë se: Mua një nga mesazhet që më erdhi sot ishte para se të hyja në emision: Ty do të të fusim plumbin në gojë. Kjo është fryma që ka krijuar kjo klasë politike, këto dallavere të ndyra politike.

Hoxha: Jam kërcënuar, familja ime që prej ditës së djeshme është nën panikun e kërcënimit. Familja ime është kërcënuar me mesazhe në Facebook.  Por mua nuk më është përgjigjur shteti. I kam denoncuar me emra dhe mbiemra. Unë denoncoj me emra, jo si qytetari dixhital. Jetoj në një shtëpi 56 metra katrorë. Pse s’di unë të shkoj të kërkoj azil, po dinë këta që duan të rrëzojnë Edi Ramën nga azili.

Prandaj thashë se tek ai muri i ministrisë ku protestojnë artistët për Teatrin janë 252 yje, dëshmorë të atdheut që kanë dhënë gjakun në luftë me krimin. Krimi nuk luftohet duke kërcënuar mua në Facebook.

Jam kërcënuar dhe dora dallohet është e njëjta mendje dhe i njëjti tru. Kujt t’i ankohem unë kur Berisha më ka kushtuar 6 statuse duke më akuzuar për banda, krim dhe vrasje. Ai e bën haptazi dhe publikisht. Kur unë dal dhe them që në 2015-ën se është mbjellë drogë. Unë që jam denoncuesi, akuzohem se kam vrarë. Ky që ka xhenazen tek dera. Si të ruhemi ne nga militantët partiakë, majtas dhe djathtas.

Me pas Hoxha ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion”, i pyetur lidhur me kërcënimet që ka marr ka treguar se kërcënuesit i ka me emra dhe mbiemra.

“Unë nuk kam nevojë të mbrohem, sepse më mbron puna ime”, tha Hoxha, duke shtuar se kërcënuesit iI janë drejtuar me fjalët: “Do të fusim plumbin në gojë”. Ai shtoi se përgjatë viteve të punës së tij numëron të paktën 21 kërcënime, por kurrë nuk janë kapur autorët.

“Dhe janë kërcënime bandash, jo kërcënime militante”, tha Hoxha.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *