Rrëfimi tronditës i Artan Hoxhës/ Ja e vërteta për grupet kriminale

Kronike Kryesore Lajme

Gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në emisionin “KAPITAL” në Vizion Plus, ka shprehur shqetësim se përse opozita denoncon në mënyre të njëanshme bandat që, sipas tij, mbështesin qeverinë dhe nuk denoncon bandat rivale që janë politikisht pranë vetë asaj.

“Pse nuk e permend opozita banden e Kirasit, rivalen e bandes se Dobraçit ne Shkoder. Atë të Kirasit e drejton një këshilltar i opozitës në Keshillin Bashkiak të qytetit. Është kryetar i nje partie politike ai qe domonin Kirasin, eshte aleat i opozites”, tha Artan Hoxha.

Ndërsa më tej ai tha se “E njëjta gjë është edhe në Elbasan, opozita denoncon Çelajt, po pse nuk denoncon Çapjet që kanë vrarë 4 punonjës policie në 15 vitet e fundit? Pse nuk i permendin? Mua më shqetëson përdorimi politik i situatës kriminale. Krimi i organizuar nuk ka ngjyre, ai çan dhe penetron atje ku gjen hapësire”.

Hoxha ka folur edhe për Emiljano Shullazin, për të cilin tha se ka qënë në aktivitet edhe para 2005.

“Kur ka ardhur PD në pushtet është akuzuar se hapur kërcënoi me armë dy deputetë të PS, Vasilika Hysin dhe Besnik Baren në një takim elektoral. Dikur mbështeste kandidatët e PD, më vonë ka bërë të kundërten. Krimi i organizuar nuk ka bindje politike”

Ndërsa në lidhje me Balilin, Hoxha tha se “Nuk më rezulton të jetë ai Pablo Escobar i Ballkanit. Të tillë jane ata që merren me kokainë dhe jo me kanabis. Nuk janë të Balilit 613 kg kokainë të kapura. Nuk më rezulton të jetë ai personi më i rrezikshëm apo bosi më i madh i drogës.”. CNA

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *