Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, kush është personi që survejoi pengun dhe e çoi tek “Golden”

Kronike Lajme

Aleks Doçaj i njohur dhe me emrin Bardhok, është një tjetër person i shpallur në kërkim në lidhje me rrëmbimin e Jan (Jak ose Dodë) Prengës. Doçaj akuzohet se është pjesë e grupit që rrëmbeu, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shpallja në kërkim e Aleks Doçjat është bërë nga SPAK, pasi ai shfaqet në pamje filmike në kompleksin “Golden” në Shijak në ditën kur është rrëmbyer prenga.

Në pamjet filmike i kërkuari shfaqet i pamaskuar dhe veshur mban një bluzë me vija të kuqe e të zeza. Po ashtu ai dyshohet se ka qenë pjesë e skuadrës prej 4 veta që kanë marrë peng në 17 janar 2020 Jan Prengën në Kamëz dhe më pas e kanë transportuar në drejtim të kompleksit “Golden” në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.

Dosja.al raporton se sipas dinamikës së pamjeve filmike, Bardhok Doçaj në bashkëpunim me Korado Doda dhe Gentian Bleta, e Aldo Manishta, dyshohet se kanë survejuar më përpikmëri Jan Prengën në një nga kafenetë e Kamzës dhe më pas e kanë rrëmbyer atë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *