Rreth 2 milion të infektuar me Covid-19 në botë, 121 mijë të vdekur dhe 465 mijë të shëruar

Botë Rrotull

Koronavirusi COVID-19 ka shkaktuar 121,897 viktima në të gjithë botën deri më tani, ndërsa numri i të infektuarve po arrin në 2 milion, konkretisht 1,945,055.

Këto janë shifrat e përditësuara nga Universiteti amerikan Johns Hopkins.

Numri i të prekurve mendohet se është shumë më i lartë, pasi shumica e personave janë duke u përballur me simptoma të lehta.

Deri më tani 465,752 është numri i atyre që kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Shtetet e Bashkuara kanë numrin më të madh të viktimave mbi 23 mijë duke kaluar Italinë dhe numrin e të prekurve, me rreth 600 mijë të pasuara nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Italia deri më tani ka 21,067 viktima ndërkohë 18,056 persona kanë vdekur në Spanjë dhe 14,986 në Francë.

Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka 12,125 të vdekur dhe 94,829 të infektuar.

Raportimi i orës 14:37

14 Prill raportimi i orës 08:00

13 Prill raportimi i ores 07:00

12 Prill raportimi i ores 08:00

Raportimi i orës 22:57

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *