Rreziku nga epidemia e fruthit, ISHP thirrje qytetarëve: Ja si ta parandaloni

Kryesore Shëndeti Sociale

Vaksinimi kundër fruthit për fëmijët, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, është mbrojtja më e mirë për të parandaluar këtë sëmundje si dhe për të ulur rastet e vdekjeve nga fruthi.

Për të parandaluar fruthin, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar.

Vaksina e fruthit aplikohet së bashku me vaksinën kundër rubeolës dhe shytave.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se për të siguruar mbrojtje të sigurt dhe për të parandaluar shpërthimet rekomandohen të bëhen dy doza të vaksinës. Kjo sepse rreth 15 % e fëmijëve të vaksinuar nuk fitojnë imunitet nga bërja vetëm e dozës së parë. Doza e parë duhet të merret nga fëmijët që në moshën 12 muajsh dhe më pas doza e dytë 5 vjeç.

ISHP-ja rekomandon gjithashtu që foshnjat e moshës 9-11 muaj të cilat nuk janë vaksinuar duhet të marrin një dozë vaksine para se të udhëtojnë jashtë shtetit.

Vaksina kundër fruthit është përdorur qysh në vitet 1960, dhe është e sigurt dhe efektive.

Në nivel global vdekjet nga fruthi janë zvogëluar mjaft vitet e fundit për shkak të aplikimit të vaksinës.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *