Rreziku nga shembja, Ministria e Transporteve do t’i pajisë të gjitha urat me “pasaportë”

Ekonomi Kryesore

 

 

 

Rënia e urës në Xhenoa pak javë më parë ka sjellë edhe një herë në vëmendje rrezikun që mbartin edhe urat në vendin tonë. Ndaj për të parandaluar tragjedi të tjera si ajo e Xhenoas qeveria shqiptare ka ndërmarrë një aksion për verifikimin e të gjitha urave në vend dhe për konstatimin e çdo problematike dhe rreziku që ato mbartin. Në këtë kuadër Ministria e Transporteve ka vendosur që çdo urë që verifikohet të pajiset edhe me një pasaportë, ku të vendosen të dhënat mbi gjendjen e saj, si dhe gjithë historikun e saj. Lajmin e bënë të ditur zëvendësministri i transporteve, Artan Shkreli.

 

“Gjate punes me grupin e eksperteve dhe pergjegjesve zyrtare te linjes per perditesimin e informacionit ne shkalle kombetare te urave ne akset nacionale.

Monitorimi vazhdon dhe gjithashtu edhe pajisja me pasaporte e cdo ure me te dhenat perkatese (historiku, nderhyrjet, problematikat, shkalla e demtimeve, aspektet mjedisore, sinjalisitike etj)”, – shkruan Shkreli.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *