Rritet numri i viktimave nga rrëzimi tragjik i helikopterit të Kobe Bryant, 9 jetë të humbura

Botë Sport

Helikopteri që transportonte Kobe Bryant fluturoi nëpër mjegull të trashë, para se të rrëzohej në një kodër në Calabasas, California, duke vrarë të nëntë personat në bord të Dielën në mëngjes.

Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë.

Të dhënat e fluturimeve tregojnë se avionët u dukën në telashe mbi Zoo ZA, ku qarkullonte në një lartësi shumë të ulët dhe audio kontrolli i trafikut ajror sugjeron se kushtet po keqësoheshin deri në momentin e përplasjes.

Raportet fillestare pretendonin se pesë njerëz ishin vrarë, por numri i të vdekurve ishte rritur në nëntë – përfshirë pilotin, Ara Zobayan. Në mesin e atyre që u vranë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County College, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajneri i basketbollit për vajza, Christina Mauser mbeti viktimë gjithashtu në përplasje.

Shkaku i përplasjes është nën hetim por kulla e kontrollit në Aeroportin Burbank u kontaktua nga piloti pak para orës 10 të mëngjesit me kohën lokale. Rreth orës 9.40 të mëngjesit helikopteri u kthye në jug, drejt një zone malore, tregojnë të dhënat e gjurmuesit të fluturimit. Pesë minuta më vonë ajo goditi në kodër në 1700 metra, afër shtëpisë së Kourtney Kardashian.

Aksidenti tragjik që i mori jetën Kobe Bryant, identifikohen 9 viktimat:

Kobe Bryant

Gianna Bryant

John Altobelli

Keri Altobelli

Alyssa Altobelli

Christina Mauser

Payton Chester

Sarah Chester

Piloti , ende i paidentifikuar

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *