Rruga drejt finales, Ajax e Tottenham vijnë me risi në formacionin zyrtar

Botë Sport

Ajax dhe Tottenham do të mundohen për të sfumuar sado pak spektaklin e dhuruar mbrëmjen e djeshme në “Anfield Road”. Dy skuadrat do të zbresin në orën 21:00 në tapetin e stadiumit “Johan Cruijff Arena” për të zhvilluar aktin e dytë të gjysëmfinales së UEFA Champions League.

Holandezët vijnë më të avantazhuar në këtë 90 minutësh, pas fitores 0-1 në transfertën e “Tottenham Stadium”. Ndërkohë, “Gjelat” shpresojnë që rikthimi i Son do i ndihmojë për të prerë një biletë që të dërgon në finalen e 1 qershorit.

Sa i përket formacioneve, Mazraoui ka marrë vendin e Veltman, teksa Pochettino vjen me shumë ndryshime. Me Son të rikthyer, sulmi do të formohet prej tij dhe Lucas.

Pas krahëve të tyre do të vihet Eriksen, i mbështetur nga Alli, Ëanyama dhe Sissoko. Mbrojtja rikthehet me 4, me Sanchez që ulet në pankinë.

Formacionet zyrtare: 

Ajax: Onana, Mazraoui, de Ligt, Blind, Tagliafico, Schone, van de Beek, De Jong, Ziyech, Tadic, Neres.
Subs: Bruno Varela, Veltman, Sinkgraven, Huntelaar, Magallan, Dolberg, de Wit.

Tottenham Hotspur: Lloris, Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Wanyama, Alli, Eriksen, Lucas Moura, Son.
Subs: Gazzaniga, Lamela, Dier, Llorente, Foyth, Davies, Skipp.

Gjyqtar: Felix Brych (Germany)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *