‘Rruga e Kombit’, Braçe kundër Ramës: Qeveria t’i kërkojë ndjesë qytetarëve

Politikë shtojca

13:04/ 04.04.2018

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe kritikon ashpër opozitën për mënyrën se si u veprua në lidhje me kontratën me koncesionarin për rrugën Durrës-Kukës, e njohur ndryshe si rruga e Kombit. Qëndrimi i tij u mbajt në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë, ku i pranishëm ishte ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili sqaroi dhe çështjen e dhënies me koncension të rrugës së Kombit.

Qëndrimi i Braçes

“Nuk kam asnjë lloj ndjesie sa para do paguaj në rrugën e Kombit Lulzim Basha, Sali Berisha, Monika Kryemadhi, Edi Rama. Më i intereson vetëm ajo kategori që u adresuat ju, u bë solidariteti i një Shqipërie të tërë për ta bërë atë rrugë, po që nuk përfitoi atë që duhej të përfitonte si qëllim, që u tha, ndikimi në varfëri.

Ajo që ju duhet të kishit bërë shumë kohë më parë. Komunikonit me njerëzit, me deputetët, me mediat, dhe thënë të gjitha këto sikur të kërkonit ndjesë për këtë nuk do ishte gjë e madhe, jo thjesht ju si ministër i Ekonomisë dhe Financave po gjithë qeverisë?”, deklaroi socialisti Braçe.

 

Ndërsa ka kërkuar që banorët e zonës së Kukësit duhet të përjashtohen nga tarifa prej 5 eurosh, si dhe shërbimi urban.

“Banorët duhen të përjashtohen nga pagesa e asaj tarifës, që do të thotë që banorët e zonës për shkak të mungesës së një rruge dytësore, që agai i ka ndërtuar në këtë vend nuk janë shoqëruar fare me rrugë dytësore, po për shkak se në këtë zonë fshatrat janë ndarë në mes dhe nuk ka as mbikalime as nënkalime, dhe banorët e zonës për të shkuar në shtëpinë e tyre duhet të hynë të dalin qoftë për 2-3 km duhen përjashtuar nga tarifa. Doja të dija nëse ju po i mëshoni kësaj pike apo jo? Shërbimi urban është i përjashtuar apo jo, me qëllim që mos të ndikojë në çmimin e biletës së udhëtimit të banorëve të qarkut të Kukësit?”, tha më tej Braçe.

Qëndrimi i Ahmetajt

Ministri Ahmetaj u përgjigj duke theksuar se po negociohet me koncesionarin për lehtësitë për banorët e zonës së Kukësit dhe transportin publik duke mos e përjashtuar mundësinë që të përjashtohen nga taksa, apo të jetë e reduktuar.

“Ne kemi filluar të rinegociojmë me koncesionarin. Po diskutohet dhe patjetër që koncepti i përdoruesit të shpeshtë përfshin zonën, do të krijojë lehtësi për banorët e Kukësit, Tropojës dhe Hasit. Ju garantoj që autoriteti kontraktor me urdhër të kryeministrit është ne negociatë intensive. Në negociatat për paketën sociale ku mund të përfshihen edhe përjashtimet apo uljet e konsiderueshme të çmimit. Përsa i përket transportit publik ka disa praktika. Ka vende që i përjashtojnë autobusët, ndërsa disa jo. Unë besoj se ne negociatën që kemi autobusët do jenë përdorues të shpeshtë. Mund të shkojë nga përjashtimi në reduktim serioz të çmimit”, replikoi Ahmetaj.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *