Ruçi paralajmëron qeverinë: Jemi në testim të gjithë pa përjashtim

Lajme Politikë

Kryetari i  parlamentit Gramoz Ruçi ndodhet në një takim me gazetarët lidhur me vendimin e BE-së për çeljen e negociatave në qershor 2019.

“Deri në qershor jemi në testim të gjithë pa përjashtim si qeveria dhe opozita” tha Ruçi.Ndersa kjo mund te shihet edhe si nje paralajmerim per qeverine dhe punen qe do te bejne ministrat ne permbushjen e detuyrimeve.

Kryeparlamentari  tha se këshilli i Europës foli për një datë të qartë për hapjen e negociatave në qershorin e vitit 2019-të, por deri atëherë ai tha se si qeveria ashtu edhe opozita do jenë në testim.

“Të kesh datë konkrete, dhe të hapësh procesin përgatitor është arritja më e rëndësishme në rrugën drejt Evropës.

Kur çlirohemi nga dallditë tona dhe akzuat politike, ajo që do mbetet në fund është data e negociatave që shkëlqen në Qershor 2019. Tashmë do kemi një kalendar me rregulla dhe hapa të ndërmjetëm deri në vitin 2019. Ky vendim është përshëndetur nga ata që u mor. Për këtë arritje kanë meritë gjithë shqiptarët, edhe opozita, komisionet dhe gjithë deputetët”, tha Ruçi.

Ai tha se “një precedent i tillë është ndjekur edhe për Serbinë dhe Malin e Zi”

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *