Rudina Xhunga i i rikthehet ekranit, ja ku do ta shohim

Kryesore Kulturë Showbiz

Pamela Aliaj/ GSH

Tashmë e dimë se shtatori është ashtuquajtur ndryshe ‘motori i ndryshimit’ ku personazhe të njohur të mediave ndryshojnë destinacionet e tyre duke nisur eksperienca të reja. Disa zhvendosen nga një media vizive në një tjetër, disa largohen përfundimisht e disa rikthehen pas një periudhe shkëputjeje. Një ndër to është edhe gazetarja e njohur shqiptare, Rudina Xhunga. Prej pothuajse një sezoni nuk e shohim më pjesë të ekranit shqiptar, ndërkohë që vijon të jetë pjesë e pandarë me shkrimet e saj në faqen online“Dritare.net”.

Gazetarja Rudina Xhunga ka plot 20 vjet që shfaqet në prime time, ku kujtojmë se ka nisur në tetor të 1998 emisionin “Dritare” dhe për koincidencë do të rinisë sërish në tetor të 2018 po këtë emision.

Burime për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” pohojnë se ajo do të rikthehet në ekranet shqiptare ku kësaj radhe ka zgjedhur t’i bashkohet grupit më ndikues,  mediatik në Shqipëri, jo vetëm si autore dhe moderatore e “Dritares” së saj, por edhe si editorialiste në median  e shkruar dhe online të grupit. Ajo që mbajmë mend në veçanti për Rudinën është që bën pyetjet e forta, dhe është një gazetare që nuk ka frikë të pyesë.

Një tjetër karakteristikë e saj që veçojmë është se ajo gjithnjë ka pasur pjesë të panelit të saj të ftuar të gjithë politikanët e njohur dhe figurat e njohura shqiptare e të trevave përreth për njëzet vite me radhë në “TVSH” dhe “Top Chanel”. Tashmë atë do ta shohim në prime time të martën në “News24” me “Dritare” duke sjellë aktualitetin politik dhe social.

Me siguri do të shohim të njëjtën gazetare që është shfaqur për 20 vjet me radhë, e cila nuk ka frikë të pyesë, por, gjithashtu, edhe të shpalosë bukuritë e Shqipërisë. Për 20 vjet ne e shohim Rudinën të shkojë nga një cep i vendit në tjetrin duke treguar se ky vend e ka pasurinë brenda. Një tjetër karakteristikë e gazetares është edhe fakti se në panel të saj kanë qenë pjesë edhe politikanë, filozofë e mendimtarë të huaj për t’iu treguar se Shqipëria nuk është e vogël, se pasuria e saj është e madhe dhe është mirë që të ballafaqohen me realitetin.

Gjithashtu, një tjetër e veçantë është edhe fakti se ajo ka pasur të ftuar në panelin e saj gazetarë, politikanë e njerëz të njohur të të gjitha trojeve duke treguar se tregu shqiptar është shumë i madh. Prej shumë kohësh njerëzit kanë pyetur për rikthimin e saj dhe tashmë Rudina e ka një destinacion ku është pikërisht “News24”. Të shohim ç’supriza na rezervon “Dritare” e Rudina Xhungës këtë tetor, vetëm në “News24”. I urojmë mirëseardhjen në grup, ikonës së gazetarisë televizive shqiptare, 20 vjet pas ‘Dritares’ së parë!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *