Rusia dhe SHBA – nis “lufta” për Sirinë

Botë Rrotull shtojca

14:37- 11/04.2018 Gjurma

Rusia kërcënon se do të rrëzojë raketa eventuale të SHBA drejtuar Sirisë, kurse Presidenti Trump i thotë Rusisë të përgatitet për raketat e SHBA.

Donald Trump (Reuters/L. Millis)

Rusia i ka paralajmëruar SHBA se çdo raketë e SHBA e lëshuar në Siri në lidhje me një sulm të dyshuar armësh kimike ndaj një zone nën kontrollin e rebelëve do të rrëzohet dhe do të goditen edhe qendrat e lëshimit të raketës. Kjo e ka shtuar mundësinë e një konfrontimi mes SHBA dhe Rusisë.

Sot pasoi përgjigjja nga SHBA. “Bëju gati Rusi”, “raketat do të vijnë”, deklaroi Trump të mërkurën në Twitter.

Presidenti i SHBA tha të mërkurën se Rusia “nuk duhet të bëhet partnere me një kafshë që vret me gaz kimik”.

E duke sfiduar Moskën, që sipas tij është zotuar të rrëzojë çdo raketë të lëshuar drejt Sirisë, Trump fton Rusinë të bëhet gati.

“Ato do të vijnë, të këndshme, të reja dhe më “të zgjuara” se kurrë më parë!”, shprehet presidenti amerikan, në atë që duket si “dritë jeshile” ndaj sulmeve ajrore mbi Sirinë.

“Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret përmes gazit nervor popullin e tij dhe kënaqet me atë që bën”, vijon statusi i Trumpit.

Siria, si dhe aleati më i madh i Assadit, Rusia kanë këmbëngulur se nuk ka ndodhur një sulm me armë kimike, duke theksuar njëkohësisht se këto armë zotërohen vetëm prej grupeve të cilësuara prej tyre si “terroriste”.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Trumpit në “Twitter”, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se sulmi me raketa do të minonte punën e inspektorëve ndërkombëtarë, që kërkojnë të ekzaminojnë vendin e sulmit të dyshuar me agjentë nervorë.

“Raketat ‘e zgjuara’ duhet t’u drejtohen terroristëve dhe jo qeverisë legjitime, e cila po lufton prej kohësh me terroristët”, shkruan Zakharova në Facebook. “Mos vallë ky është një truk për të shkatërruar me anë të raketave, gjurmët e sulmit kimik në mënyrë që të mos mbetet asnjë provë për t’u shqyrtuar nga inspektorët ndërkombëtarë?”, hedh dyshime Zakharova.

Ndërsa zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur mbi komentin gjatë seancës informuese me reporterët, të mërkurën, nuk përsëriti asnjë paralajmërim. Ai e përshkroi situatën në Siri si “tejet të tensionuar”, por refuzoi të specifikonte nëse Moska do t’iu përgjigjej sulmeve ajrore amerikane kundër aleatit të saj, Assad.

Ndërkohë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjenerali Valery Gerasimov deklaroi se ushtria ruse do të kundërpërgjigjet, nëse sulmet ajrore amerikane do të rrezikojnë jetët e oficerëve rusë në Siri.

“Lidhur me pyetjen se çfarë do të ndodhë në rast të një sulmi ajror të këtij apo atij, së pari dëshirojmë që të gjitha palët të shmangin hapat që, as nuk janë të provokuara nga diçka në realitet dhe aq më keq, do të destabilizonin edhe më tej situatën e nderë tashmë në rajon”, tha Peskov.

Ndërkohë, mbi Siri duket se ka filluar efekti i paralajmërimit të lëshuar nga “EuroControl” për të gjitha linjat ajrore, që të shmangnin fluturimet mbi hapësirën sirian

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shprehu keqardhjen që Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk ishte në gjendje të binte dakord për një gjuhë të përbashkët përballë shkallëzimit të konfliktit në Siri.

Pas një mbledhjeje dyditore të kabinetit të ri qeveritar, Merkeli tha se nuk dëshiron të spekulojë për atë që mund të ndodhë më tej në rajon.

Ekspertët skeptikë për luftën

Syrien Mutmaßlicher Giftgasangriff in Duma (Reuters/White Helmets)

Eksperti i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet e Jashtme, Henning Riecke i tha DW se Donald Trumpi ndodhet para një dileme të madhe, pas sulmit të dyshuar kimik ndaj qytetit Duma në Siri.

“Njëri opsion do të ishte një angazhim i gjerë ushtarak në Siri dhe ndryshimi i balancës ushtarake atje. Synimi do të ishte largimi i regjimit të Assadit. Këto propozime i ka bërë më parë këshilltari aktual i Sigurisë i Trumpit John Bolton, para se ta merrte detyrën aktuale. Një pjesë e Sirisë mund të lihej në këtë kuadër nën kontrollin e kryengritësve sunitë.”

Por Riecke nuk mendon se Trumpi do ta ndjekë këtë opsion.”Kjo do të kërkonte shpenzime të mëdha ushtarake dhe një situatë komplekse, që mund të mos përfundojë në sukses për Trumpin. Do të thoshte luftë ndaj iranianëve dhe në fund kundër rusëve. Kjo do të ishte kundër objektivit të këtij Presidenti, që synon t’i tërheqë SHBA nga angazhimi ndërkombëtar.” A.GJ

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *