Rusia e nis mbarë, Egjipti merr lajmin e mirë për Salah

Botë Kampionati Boteror Sport

Botërori “Rusi 2018” nisi me fitoren e lehtë të vendasve në ndeshjen hapëse ndaj Arabisë Saudite.

Rusët shënuan pesë herë me Gazinsky (12’), Cheryshev (43’ dhe 91’), Dzyuba (71’) dhe Golovin (94′) për të mposhtur 5-0 kundërshtarin modest dhe për të marrë 3 pikët e para në grupin A.

Nesër do të luhet ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Egjiptit dhe Uruguajit, në orën 14:00.

Po nesër do të luhen edhe dy ndeshjet e para të grupit B: Marok-Iran (17:00) dhe Portugali-Spanjë (ora 20:00).

Lajmi i mire per Egjiptin

Hector Cuper gëzon të gjithë popullin egjiptian dhe tifozët e futbollit. Mohamed Salah do të luajë ndaj Uruguajit në ndeshjen e parë të Grupit A të Botërorit të Rusisë.

Në një konferencë për shtyp, trajneri argjentinas deklaroi se sulmuesi i Liverpulit është gati për këtë përballje.

“Mund të them se Salah do të jetë në fushën e lojës kundër Uruguajit. Ai është stërvitur mirë më shokët e tij të skuadrës dhe nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, do ta aktivizoj në formacion”, deklaroi Cuper.

Por entuziazmi i tifozëve egjiptianë frenohet disi dhe ai që mendon ta bëjë këtë është pikërisht mjeku i skuadrës përfaqësuese, Mohamed Abouelela, i cili vuri në dukje muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas tij, për futbollistët do të jetë e vështirë që të përshtaten sërish me ciklin normal përsa i përket regjimit ushqimor dhe atij të pushimit, kështu që muaji i Ramazanit do të jetë një problem.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *