Rusia ndalon shfaqjen e filmit “Vdekja e Stalinit”

Kinema

Ministria e Kulturës së Rusisë ndaloi shfaqjen e një filmi kinematografik satiristik, lidhur me vdekjen e Josif Stalinit, dy ditë përpara premierës së planifikuar për shfaqjen e filmit në kinematë e Rusisë. Ministria njoftoi ditën e Martë se, tërheq lejën që i është dhënë shkrimtarit skocez dhe skenaristit Armando Ianouki për shfaqjen e filmit “Vdekja e Stalinit” në kinematë e Rusisë.

Premiera e filmit ishte planifikuar për ditën e Enjte, datë 25 Janar. Ministria, siç transmeton Associated Press, kishte qënë nën presione të vazhdueshme të disa deputetëve komunistë, si dhe të disa personaliteteve konservatore të Rusisë, të cilët e gjykuan filmin si parodik për historinë ruse. Sondazhe të kohëve të fundit tregojnë se Stalini vazhdon të jetë një personazh “i respektuar” në Rusi, pasi shumë rusë e konsiderojnë si udhëheqësin që e çoi në fitore Bashkimin Sovjetik, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe si udhëheqësin që e ktheu vendin në superfuqi të armëve bërthamore, pavarësisht përndjekjeve të dhunshme që çuan në vdekjen e miliona shtetasve rusë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *