Rusia rrëzon “faraonin” Salah, Egjipti bën gati valixhet

Botë Kampionati Boteror Sport

Rusia i ka befasuar të gjithë edhe në ndeshjen e dytë në grupe. Pasi fitoi me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e parë ndaj Arabisë Saudite, organizatorët e Botërorit i shënojnë 3 gola Egjiptit, i cili golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi me Salah.

Me sulmuesin e Liverpool në fushën e lojës, Egjipti u mendua se do të ishte një “kockë e vështirë” për Rusinë, por nuk rezultoi aspak kështu.

Edhe pse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, në të dytën rusët arritën të shënojnë 3 herë. Fillimisht ishte një autogol nga Fathy, më pas shënuan edhe Cheryshev e Dzyuba.

Ndërkoë, Salah, i cili ishte në fushën e lojës që nga minuta e parë, reagoi vonë, vetëm në minutën e 73, kur ktheu në gol një 11-metërsh.

Me 8 gola të shënuar dhe 6 pikë në dy ndeshjet e para, Rusinë vetëm matematika nuk e lejon të jetë zyrtarisht skuadra e parë e 1 të 16-tave të këtij Botërori.

“Faraoni” Salah i futur ne fushe pas nje demtimi nuk arriti qe te rriste shpresat e Egjipti per kalimin e turit ne kete Boteror.

Pas dy ndeshjeve Egjipit ka zero pike. Ndersa sot pritet qe Uruguaji qe ka tre pike, te luaje ndeshjen me Arabine Saudite nje kundershtar i lehte ne leter.

Tashme lojtaret e Egjiptit duhet ta luajne ndeshjen e trete me Arabine Saudite vetem per statistike.

Renditja e grupit A

Rusia 6 pike

Uruguaji 3

Egjipti 0

Arabia Saudite 0

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *