Rusia2018/ Dy shtetet që janë për herë të parë, renditja e ekipeve dhe yjet Botërorit

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Vetëm 24 orë na ndajnë nga botërori Rusia2018. Tashmë të gjitha ekipet janë akomoduar në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet në grupe.

Brazili është ekipi që nuk i ka munguar asnjëherë pjesëmarrës në botërore. Më pas renditet Gjermania.

Por Italia është e humbura më e madhe, pasi nuk do të jetë pranishme, duke bërë që të ulet numri i pjesëmarrës në këtë event futbollist.

Por kush janë shtetet që marrin pjesë për herë të parë në Botëror. Sipas të dhënave zyrtare të FIFA, dy janë shtetet që do ta shijojnë për herë të parë madhështinë e këtij kompeticioni.

Islanda dhe Panama janë dy ekipet debtuesve në këtë Kampionat Botëror.

FIFA gjithashtu ka renditur edhe ekipet më të mira, duke vendosur në vend të parë Gjermaninë.

Më pas vjen Brazili, por Belgjika është ekipi që është renditur në vendin e tretë të renditjes së FIFA.

Ndërsa ekipi i Ronaldos renditet i katërti nga FIFA.

Por në këtë rankim të FIFA-s bën çudi se Argjentina është e renditur në vendin e 5-të, ndërsa Spanja e teta.

Gjurma po publikon listën e plotë të renditjes, yjet e ekipeve, si dhe renditjen zyrtare te FIFA-s.

GJERMANIA- E renditur nga FIFA në vendin e parë; 18 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; 13 herë gjysmëfinaliste; 4 herë Kampion bote 1954; 1974; 1990 dhe 2014; 8 herë në finale

Ylli i ekipit: TONI KROSS; Trajner: JOACHIM LOW

BRAZILI- I renditur nga FIFA në vendin e dytë; 20 herë pjesëmarrëse;  5 herë Kampion bote 1958, 1962, 1970, 1994, 2002; 11 herë gjysmëfinaliste; 7 herë finaliste.

Ylli i ekipit: NEJMAR; Trajner: Adenor Leonardo Baçhi, i njohur si TITE

BELGJIKA- E renditur nga FIFA në vendin tretë; 12 herë pjesëmarrëse; Në vitin 1986 doli në gjysmëfinale.

Ylli i ekipit: EDEN HAZARD; Trajner: ROBERTO MARTINEZ

PORTUGALIA- E renditur 4-ta nga FIFA; 6 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; 2 herë gjysmëfinaliste, renditet e treta më e mirë në vitin 1966

Ylli i ekipit: KRISTIANO RONALDO; Trajner: FERNANDO SANTOS

 

ARGJENTINA- E renditur nga FIFA në vendin e 5-të; 16 herë pjesëmarrëse; 2 titujt kampion bote 1978, 1986 ; 5 herë gjysmëfinalite; 5 herë dalë në finale

Ylli i ekipit: LIONEL MESSI/ Trajner: JOGER SAMPAOLI

ZVICRA- E renditur e 6 nga FIFA; 10 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; Arritja më e mirë 3 herë çerekfinaliste më 1934;1938 dhe 1954

Ylli i Ekipit: GRANIT XHAKA; Trajner: VLADIMIR PETKOVIÇ

 

FRANCA- E renditur nga FIFA në vendin e 7-të; 14 herë pjesëmarrëse; 5 herë gjysmëfinaliste; dy herë në finale; 1 titull Kampion Bote në vitin 1998

Trajner: DIDER DESHAMP; Ylli i ekipit: ANTON GRIEZMAN

SPANJA- E renditur e 8 nga FIFA; 14 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; 1 titull kampion në 2010; 2 herë gjysmëfinaliste;

Lojtari më i mirë: SERGIO RAMOS; Trajner: JULEN LOPETEGUI

 

POLONIA- E renditur në vendin e 10 nga FIFA; 7 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; Arritja më e mirë vendi i tretë në 1974 dhe 1982, Rikthehet pas 12 vitesh në këtë kompeticion

Ylli i ekipit: ROBERT LEVANDOSKI; Trajner: ADAM NAWALKA

 

PERU- E renditur nga FIFA në vendin 11. Katër herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës;  Pas 36 vitesh rikthehet në Kupën e Botës

Ylli i ekipit: JEFFERSON FARFAN; Trajner: RICARDO GARECA (Argjentinë)

 

DANIMARKA- E renditur nga FIFA në vendin e 12-të; 4 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; Arritja më e mirë në çerekfinale në 1998

Ylli i ekipit: CHRISTIAN ERIKSEN; Trajner: AGE HAREIDE

ANGLIA- E renditur në vendin e 13-të nga FIFA; 14 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; 1 herë Kampion Bote në 1966; 2 herë gjysmëfinaliste; një herë në finale

Ylli i ekipit: HARRY KEANE; Trajner: GARETH SOUTHGATE

TUNIZA- E renditur e 14 nga FIFA; 4 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; Arritja më e mirë kalimet e grupeve në 1978; 1998; 2002 dhe 2006

Ylli i ekipit: WAHBI KHAZRI; Trajner: NABIL MAÂLOUL

MEKSIKA- E renditur në vendin e 15-të nga FIFA; 15 herë pjesëmarrës në Kupën e Botës; Arritja më e mirë dy herë në çerekfinale 1970 dhe 1986;

Ylli i ekipit: JAVIER HERNANDEZ (Chicharito) Trajner: JUAN CARLOS OSORIO

 

KOLUMBIA– E renditur nga FIFA në vendin e 16-të; 5 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; Arritja më e mirë në çerekfinaliste në 2014

Ylli i ekipit: JAMES RODRIGUEZ; Trajner: JOSÉ NÉSTOR PÉKERMAN KRIMEN (Argjentinas)

URUGUAJI- I renditur në vendin 17 nga FIFA; 12 herë pjesëmarrës në Kupën e Botës; 2 herë Kampion bote 1930 dhe 1950; 5 herë gjysmëfinaliste

Ylli i ekipit: Luis Suarez; Trajner: OSCAR ËASHINGTON TABAREZ

KROACIA- E renditur nga FIFA në vendin e 18-të; 4 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; Dalë një herë në gjymëfinale; Arritja më e mirë e treta në vitin 1998

Ylli i ekipit: LUKA MODRIÇ; Trajneri: ZLATKO DALIÇ

 

ISLANDA- E renditur nga FIFA në vendin e 22-të;  Merr pjesë për herë të parë në Kupat e Botës

Ylli i ekipit: GYLFI SIGURÐSSON; Trajner: HEIMIR HALLGRIMSSON

 

SUEDIA- E renditur e 23 nga FIFA; 11 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; 4 herë në gjysmëfinale; 1 herë në finale në vitin 1958; Arritja më e mirë e dyta në vitin 1958;

Ylli i Ekipit: MARCUS BERG; Trajneri: JANNE ANDERSSON

KOSTA RIKA– E renditur nga FIFA në vendin e 25-të; 4 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; Arritja më e mirë në çerekfinale në 2014

Ylli i ekipit: BRYAN RUIZ; Trajner: OSCAR RAMIREZ

SENEGAL- I renditur në vendin 28 nga FIFA. 1 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës në vitin 2002, ku arrin çerekfinale

Ylli i Ekipit: ALIOU CISSÉ Trajneri: SADIO MANÉ (Liverpool)

 

SERBIA- E renditur në vendin e 35 nga FIFA; 11 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; 2 herë gjysmë finaliste 1930 dhe 1962 si Republika e Jugosllavisë, duke u renditur e katërta

Ylli i ekipit: Branislav Ivanoviç; Trajner: MLADEN KRSTAJIÇ

IRAN- I renditur nga FIFA në vendin e 36-të; 4 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës;

Ylli i ekipit:  SARDAR AZMOUN; Trajner: CARLOS QUEIROZ (Portugali)

 

AUSTRALIA– E renditur nga FIFA në vendin 40-të; 4 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës

Ylli i ekipit: TIM CAHILL; Trajner: BERT VAN MARËIJK (holandez)

 

MAROKU- I renditur në vendin e 42 nga FIFA. 4 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës, rikthehet pas 20 vitesh në Botëror

Ylli i ekipit: MEDHI BENATIA  Trajner: HERVÉ RENARD

 

EGJIPTI- I renditur në vendin 46 nga FIFA;  Hera tretë që merr pjesë në botëror 1934, 1990 dhe 2018

Ylli i ekipit: MOHAMED SALAH; Trajner: HÉCTOR CÚPER (Argjentinë)

 

NIGERIA— E renditur e 46 nga FIFA; 5 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës;

Ylli i ekipit: JOHN OBI MIKEL; Trajner GERNOT ROHR (Gjermani)

 

PANAMA- E renditur në vendin 55 nga FIFA; Merr pjesë për herë të parë në Kupën e Botës

Ylli i Ekipit: BLAS PEREZ;  Trajner: HERNAN DARIO GOMEZ (Kolumbi)

JAPONIA- E renditur në vendin 60-të nga FIFA; 5 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës;

Ylli i ekipit: MAYA YOSHIDA; Trajner: AKIRA NISHINO

KOREA e JUGUT- E renditur në vendin 61 nga FIFA; 9 herë pjesëmarrëse në Kupat e Botës; 1 një herë gjysmë finaliste në vitin 2002 ku zuri vendin e katërt në Kupën e Botës

Ylli i ekipit: KI SUNG-YUENG; Trajner: SHIN TAE-YONG

RUSIA- E renditur nga FIFA në vendin e 66; 10 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; 1 herë ka dalë në gjysmë finale në vitin 1966 si pjesë e Bashkimit Sovjetik, ku zë vendin e katërt.

Ylli i ekipit: Igor Akinfeev (portier); Trajner: STANISLAV CHERCHESOV

ARABIA SAUDITE- E renditur në vendin 67 të FIFA-s; 4 herë pjesëmarrëse në Kupën e Botës; Arritja më e mirë në 1994 kalon në raundin e 16-të

Ylli i Ekipit: MOHAMMAD AL-SAHLAËI Trajneri: JUAN ANTONIO PIZZI (Argjentinas)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *