Rusia2018/ Në 20 Botërorë asnjë futbollist nuk fitoi 2 herë çmimin e madh

Botë Sport

Në 20 botërorët e deritanishëm, asnjë futbollist nuk ia ka dalë që dy herë të zgjidhej futbollist më i mirë i turneut botëror të futbollit. Më afër një arritje të tillë ishte sulmuesi brazilian Ronaldo, i cili ‘Topin e Artë’ e fitoi në Franca 1998, ndërsa shumë afër këtij çmimi ishte katër vite më vonë Japoni dhe Kore të Jugut. Ronaldo këtë trofe e fitoi në vitin 1998 kur Brazili doli nën kampion bote, ndërsa katër vjet më vonë edhe pse Brazili doli kampion, futbollist më i mirë i botërorit u zgjodh portieri gjerman Oliver Kahn. Ronaldo me 8 gola ishte golashënuesi më i mirë, ndërsa dy nga këto gola i kishte shënuar në finale. Kahn e morri çmimin pasi me pritjet e tija i ndihmoi Gjermanisë të luaj në finale. Çmimi ‘Topi i Artë’ në botëror ndahet nga 1982 (Spanjë). Këtë çmim e pati fituar italiani Paulo Rossi.

Futbollistët më të mirë në botëror:

1930 – Jose Nasazzi (Uruguai)
1934 – Giuseppe Meazza (Itali)
1938 – Leonidas (Brazil)
1950 – Zizinho (Brazil)
1954 – Ferenc Puskas (Hungari)
1958 – Didi (Brazil)
1962 – Garrincha (Brazil)
1966 – Bobby Charlton (Angli)
1970 – Pele (Brazil)
1974 – Johan Cruijff (Holandë)
1978 – Mario Kempes (Argjentinë)

Fitues të çmimit “Topi i artë”:
1982 – Paolo Rossi (Itali)
1986 – Diego Maradona (Argjentinë)
1990 – Salvatore Schillaci (Itali)
1994 – Romario (Brazil)
1998 – Ronaldo (Brazil)
2002 – Oliver Kahn (Gjermani)
2006 – Zinedine Zidane (Francë)
2010 – Diego Forlan (Uruguai)
2014 – Lionel Messi (Argjentinë)

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *