Russia 2018, turistët shpenzuan 1,5 miliardë USD

Botë Kampionati Boteror Kryesore Sport

Të huajt kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë amerikane në Rusi gjatë Kampionatit Botëror 2018, thotë një hulumtim i bërë nga Sberbank, transmeton Anadolu Agency (AA).

Hulumtimi vuri në dukje se të huajt që kanë vitizuar Rusinë gjatë Botërorit kanë shpenzuar rreth 1.5 miliardë dollarë në këtë vend.

Ndërkohë në Kampionatin e Konfederatave të luajtur në vitin 2017 të huajt kishin shpenzuar 700 milionë dollarë.

Në hulumtim nuk marrin pjesë biletat dhe shpenzimet në hotelet që kanë qëndruar në periudhën në fjalë.

Numri i turistëve të huaj në qytetet ku janë luajtur ndeshjet e Botërorit 2018 Moskë, St. Petersburg, Soçi, Yekaterinburg, Saransk, Rostov, Kazan, Kaliningrad, Samara, Volgagrad dhe Nizhni Novgorod ka shënuar rritje prej 15 për qind, ndërsa i atyre vendas 20 deri në 25 për qind.

Në një deklaratë nga Federata Botërore e Futbollit (FIFA) thuhet se në Botërorin 2018 mes datave 14 qershor-15 korrik gjithsej 7.7 milionë futbolldashës kanë vizituar fushat për tifozë (FIFA Fan Fest Locations). Ky numër në krahasim me Botërorin e kaluar të mbajtur më 2014 në Brazil, është rritur për 2.5 milionë persona.

Në këto hapësira miliona futbolldashës vendorë dhe të huaj shikuan gjithsej 917 orë ndeshje me transmetim të drejtpërdrejt. Interesimi më i madh për këto hapësira për tifozë ishte në ndeshjen Uruguaj-Rusi. Ndeshja e cila u luajt më 25 qershor u ndoq nga 499 mijë futbolldashës në 11 qendra të ndryshme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *