Sa kushton veshja speciale e kryeministrit Hoti

Kosovë Kryesore Rrotull Slider kryesore

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti, ka publikuar një foto në mediat sociale dhe tregon se ka qenë në Brezovicë për të bërë ski.

Hoti shihet i veshur më rroba përdoren për ski, ku nuk mungon as kapuçi apo syzet e nevojshme për të kryer këtë sport.

Por mediat në Kosovë kanë hedhur dyshimet se veshja e kryeministrit shkon rreth 600 Euro. Sipas raportimeve, këtë vlerë e kanë përllogaritur disa qytetarë që quhen “Maniakë t’Skijimit”.

Sipas kërkimeve të tyre, kapela i kushton 9 Euro, syzet 49.32, ndërsa xhaketa shkon rreth 221. 96 Euro.

Po ashtu sipas këtyre qytetarëve pantallonat i kushtojnë 263.07 Euro, ndërsa dorëzat për ski mund t’i ketë blerë 57.04 Euro./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *