Sa para ka dhe vila e Surrelit? Rama flet edhe për divorcet e së shkuarës: Linda ma ka bërë të largët atë kohë

Kryesore Lajme Slider kryesore Sociale

Ndërsa është shprehur me fat për bashkëshorten e tij Linda, Kryeministri Edi Rama gjatë intervistës në emisionin “Opinion” ka folur edhe për divorcet e së shkuarës.
Ai tha se ato raporte janë mbyllur në mënyrë civile, për arsyen sepse në një moment të caktuar diçka nuk ka funksionuar.

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka folur për raportet me paranë, shtëpinë në Surrel dhe vendimin për ndërtimin e saj.

Ai tha se gjithçka për banesën ishte meritë e bashkëshortes, Linda, ndërsa e cilësoi veten me fat që ishte burri i saj.

Pjesë nga intervista

Rama: Përsa i përket shtëpisë sime.

Fevziu: Se folët për një apartament ndërkohë që jeni në një vilë.

Rama: E para vetëm vilë që nuk quhet ajo. E dyta është një, nga thuajse gjysmë milionë shtëpitë që janë ndërtuar në Shqipëri. Në shtëpinë ku jetojmë ne, ngado të kthesh kokën janë vila 3-4 katëshe dhe nuk ka asnjë politikan aty. E treta, unë vetë deri ditën kur jam bërë burri i Linda Ramës dhe kam shumë fat që jam burri i Linda Ramës, unë kam pas idenë që: Pse duhet të kem unë shtëpi? Unë jetoj me qira. Shtëpitë e mia me qera janë gjithmonë minimaliste.

Linda kishte një tjetër ide: Që shtëpia është një hapësirë ku zhvillohet historia e përditshme e një familjeje dhe ku mblidhen kujtimet dhe janë pasuri edhe e fëmijëve. Në atë kohë ajo kishte një tokë që në fillim të viteve 2000 kur nuk ishim fare me njëri-tjetrin dhe erdhëm tek ideja për ta bërë atë shtëpi. Është kontributi i saj për ta bërë atë shtëpi. Është një hapësirë e shtrirë në një kat. Ka një veçanti që muret e jashtme dhe të brendshme i ka një, por do vijë dita që me siguri do jetë pikë referimi nga pikëpamja e arkitekturës.

Fevziu: Sa para ka Edi Rama?

Rama: Unë nuk kam asnjë qindarkë në xhepin tim që është fituar nga puna e të tjerëve. Për një arsye shumë të thjeshtë, se unë e kam patur shumë të qartë që në këtë botë jemi për të kaluar, jo për të ndenjur…

Fevziu: Folët më parë që jeni bashkëshorti i Linda Ramës. Ndërkohë në të shkuarën keni lënë pas shpine edhe dy divorce në mos gaboj, edhe ndoshta ndonjë divorc informal. Pse ky raport? Çfarë nuk ka funksionuar në raportin tuaj?

Rama: Së pari unë e thashë që më parë, që jam me fat që jam burri i Lindës dhe kam Lindën në krah prej 10 vjetësh, gjë që ma ka bërë shumë të largët kohën e mëparshme.

Së dyti unë mendoj që në jetën e njerëzve, pjesa personale, private, është shumë individuale, e veçantë për secilin dhe është e vështirë që nga larg ta gjykosh. Nuk është e mundur. Unë nuk kam dash asnjëherë të jem njeriu që jap mend. Në jetën private të gjithë janë të lirë të bëjnë atë që mendojnë. Moscënimi i lirisë është jeta e secilit. Për hir të së vërtetës kam patur thjesht raporte që në një moment të caktuar nuk kanë funksionuar dhe janë ndërprerë në mënyrë civile.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *