Reperi i njohur Unikatil ka festuar 37 vjetorin e lindjes para pak ditësh, ndërsa sot paralajmëroi rikthimin në hip hop.
Kohët e fundit ka munguar në muzikë, por pas dy ditësh (22 mars) ai do vijë me një projekt të ri.
Njihet si legjenda e hip hopit për tekstet e goditura, të cilat pëlqehen nga të gjithë reperët shqiptarë.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një postimi nga administratori në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruajti: “Konga e re nga UnikkatiL del me dat 22 !! Sa shqipe jan tu prit knej ?”
Që prej 2017, Unikatil tha se do rikthehej fuqishëm por e ndërpreu prej gjendjes shëndetësore. Pritet që ti kthehet edhe koncerteve muzikore, por ende nuk dihet ku do jetë shfaqja e tij e parë.
Loading...