Salah drejt rikuperimit, nis stërvitjen me kombëtaren e Egjiptit

Botë Kampionati Boteror Sport

Pas dëmtimit që pësoi në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u detyrua të dilte me lot në sy nga fusha e lojës, Mohamed Salah është rikthyer të stërvitet me shokët e skuadrës.

Sulmuesi i Liverpool është i bindur se do të rikuperohet plotësisht për të qenë i gatshëm për kombëtaren e Egjiptit në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Salah sot ka udhëtuar drejt Rusisë dhe po përgatitet bashkë me skuadrën, duke dhënë sinjale shprese për të ardhmen.

“Tani jam shumë më mirë, po stërvitem rregullisht dhe shpresoj të jem në 100% të formës që në ndeshjen e parë. Unë besoj se do të jem në fushë ndaj Uruguait, por gjithçka do të varet nga forma 24 orë para duelit. Momenti i dëmtimit ka qenë më i vështiri në karrierën time, por tani ai është lënë pas dhe po mendoj për Botërorin. Ky është një moment historik për ne”, tha Salah.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *