Salianji: Pronari i trajlerit që u kap me 3.4 mln euro, i dënuar për dhunë në familje

Lajme Politikë

Kapja e 3.4 milionë euro në portin e Durrësit dominoi debatin edhe në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

Deputetët e opozitës, anëtarë dhe jo anëtarë të Komisionit, morën spunto nga rendi i ditë së mbledhjes ku po diskutohej dhuna në familje për ta lidhur me një prej të arrestuarve për paratë kontrabandë.

Deputeti Ervin Salianji tha se Edi Lika, pronari i trajlerit i arrestuar nga policia, është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg për dhunë në familje. Drejtuesja e mbledhjes Elisa Spiropali i kerkoi te denoncoje faktet ne prokurori.

Pas debateve, mazhoranca u largua nga Komisioni.

Ervin Salianji: Ky vendimi këtu dënon një person me 6 muaj burg. Ja ku është vendimi i gjykatës së Apelit. I pandehuri është Edi Lika, personi që kapet nga 3.4 milionë euro ‘Tojota Yaris’ dje në portin e Durrës. Vendim gjykate që dënon këtë personin. Ky zotëria që është dënuar nuk e vuan dënimnin sepse ky zotëria këtu thotë bashkë me çunin e vet thotë në fb: Policia është me ne. Ne bëjmë sikur prodhojmë ligje, ai dënohet nëpër gjykata, kapet dhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve. Policia e ka kapur vetëm për një arsye, të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal. Edi Lika i dënuar për dhunë në familje. Në vend ta kishe në burg për dhunë në familje, ti e përdor për drogë.

Elisa Spiropali: Shkoni në Prokurori dhe dëshmoni.

Bardh Spahia: Qeshët të gjithë juve kur u denoncua në seancë plenare, më shumë qeshi pronari i ‘Tojota Yaris’, kreu i grupit tuaj parlamentar.

Klevis Balliu: Zonja kryetare. A ka mundësi, se nuk po shkojmë dot në një Komision me mbajt një fjalë. Shko tek Ulsiu, nuk të jep fjalën. Shko tek Braçe jo. A ka mundësi të na e japësh fjalën? Zonja kryetare nuk do të kalojë asnjë lloj neni këtu pa marrë fjalën opizita dhe e keni kot. Do marrë fjalën opozita dhe pastaj do të diskutohet.

DEBATET NE KOMISION

Salianji: S’më provokoni dot!
Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.

Salianji: Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë kam një dokument, por e nxjerr ditë tjetër. E kam një
dokument për ju. Ky vendimi këtu dënon një person me gjashtë muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është botimi i ligjit, ja ku është vendimi i
gjykatës: Në emër të Republikës, i pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk iu thotë gjë kush është Edi Lika, është personi që kapet me 4.5 apo
1.5 apo 5 milionë euro dje në Tojota Jaris në portin e Durrësit.

Urdhëroni! Është vendim gjykate që dënon. Ky zotëria, që është dënuar nuk e vuan dënimin. E dini pse? Sepse ky zotësia bashkë me
çunin e vet që është ky i shoqëruar Klevi Cani, thotë policia është me ne. Shikojeni pak në Facebook. Policia është me këta. Ne bëjmë sikur
prodhojmë ligje, ai dënohet në gjykata, vete kapet edhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve
tuaj të ministrisë. Shikojeni pak, policia e ka kapur vetëm për një arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu
i grupit të strukturuar kriminal.

Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?
Salianji: Mos e teproni…
Ndërhyn deputeti Bardh Spahia.
Spiropali: Dil përjashta!
Spahia: Lëri kolegët të flasin.
Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).
Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.
Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto ne personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në
familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *